Politikë

Buxheti 2025 dhe takimi me diasporën, çfarë u vendos në mbledhjen e Grupit të PS

Ndërsa më 2 dhjetor pritet të mbahet votimi në Parlament për projektligjin e buxhetit 2025. 

I.F
Buxheti 2025 dhe takimi me diasporën, çfarë u vendos në
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi tha se gjatë mbledhjes së sotme u diskutua plani për projektligjin e buxhetit 2025. Peleshi, tha se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të propozohen diskutimet për buxhetin 2025 që pritet të nis më 4 nëntor.

Gjithashtu edhe Ministria e Financave ka publikuar projektbuxhetin për vitin 2025, ku vihet re se ka një rritje prej 510 milionë euro në krahasim me vitin 2024. Mësohet se të ardhurat priten të jenë rreth 7.5 miliardë euro, ndërsa shpenzimet priten të jenë 8.2 miliardë euro. Sipas shifrave pritet të ketë një deficit prej 680 milionë euro.

Më tej, në mbledhjen e grupit të PS u zbuluan edhe takimet që kryeministri Edi Rama do të mbajë me shqiptarët e diasporës. Ai do të jetë më 3 nëntor në Selanik dhe më 24 nëntor në Londër. Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet e tij me diasporën për shkak se vota e diasporës do implementohet për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2025. Këtë herë ai vendosi ti nis 'vizitat' nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi një takim me emigrantët shqiptar të Amerikës. Pas SHBA-së, Edi Rama do të udhëtojë drejt Greqisë, më saktë Selanikut ku do të ketë një tjetër takim me diasporën shqiptare që jeton në shtetin fqinj. Gjithashtu takime të tilla pritet të zhvillohen edhe në Londër e Gjermani. /ZËRI

Poll

MOS HUMB