
TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të nisë ditën e nesërme konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Që nga nesër, Begaj do të nisë takimet në godinën e Presidencës. Nesër, tek kreu i shtetit do të shkojë përfaqësues të Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partisë për Drejtësi dhe Unitet dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Të enjten, kreu i shtetit pret edhe përfaqësues të Partisë së Lirisë që në mungesë të Ilir Metës, me shumë gjasa do të jetë Tedi Blushi.
Ndërsa takimet mes zyrtarë të Partisë Socialiste dhe Demokratike, presidenti Begaj do t’i zhvillojë më 25 Nëntor.
Sipas Kodit Zgjedhor, dita e votimeve duhet të zhvillohet në një nga të dielat nga 15 prilli deri në 15 maj. Ndaj presidenti Bajram Begaj mund të dekretojë një prej këtyre datave; 20, 27, 4 dhe 11 maj. Për këto zgjedhje do të implementohet për herë të parë vota e diasporës. Ndërkohë palët nuk janë dakordësuar ende për votimin elektronik. KQZ propozon që votimi të bëhet me makineri në Elbasan dhe në Durrës, ndërsa maxhoranca kërkon që të shtohet edhe qarku i Tiranës. Në këtë pikë kundërshton opozita, e cila pretendon se votimi elektronik mund të manipulohet./ZËRI