Politikë

Debati në Facebook përfundon në Prokurori! Anduel Xhindi kallëzon Belind Këlliçin: Drejtësia të bëjë punën!

Më anë të një postimi në Facebook, Xhindi shprehet se ka ndërmarrë hapa ligjor.

F.I
Debati në Facebook përfundon në Prokurori! Anduel Xhindi
Anduel Xhind dhe Belind Këlliçi

TIRANË-Ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i PS, Anduel Xhindi ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit kundër Belind Këlliçit, duke e akuzuar për dy vepra të rënda penale.

Përplasja mes Anduel Xhindit dhe Belind Këlliçit ka nisur ditë më parë, kur politikani demokrat ndau një foto të Xhindit në fushatë dhe e akuzoi se si drejtues i “Illyrian Guard” ai po shkelte ligjin. Më anë të një postimi në Facebook, Xhindi shprehet se ka ndërmarrë hapa ligjor. Ish-deputeti socialist thotë se për të shmangur çdo keqkuptim dhe për transparencë të plotë, ndan publikisht dokumentin e lirimit të tij nga detyra në “Illyrian Guard”, në vitin 2024 për arsye personale.

"Fjalët i merr era, por përballja me shpifjen kërkon përgjegjësi. Për këtë arsye, kam depozituar një kallëzim penal për shpifje ndaj z. Këlliçi. Tashmë, drejtësia do të bëjë punën e saj. Jam i habitur se si figura publike dhe kandidat që duan të përfaqësojnë qytetarët në Parlamentin e Shqipërisë mund të shprehen me kaq pak kujdes dhe etikë, pa verifikuar asgjë më parë. Vaj medet çfarë mund të bëjë me qytetarët Belo,-thuhet në reagimin e tij.

Debati në Facebook përfundon në Prokurori! Anduel Xhindi
DOKUMENTI
Debati në Facebook përfundon në Prokurori! Anduel Xhindi
DOKUMENTI

Në fakt Belind Këlliçi e kishte gabim sepse Anduel Xhindi është larguar prej javësh nga kompania shtetërore e sigurisë fizike. Kallëzimi mbetet për t’u parë nëse do të klasifikohen si të tilla dhe nga organi i akuzës./ZËRI

Poll

MOS HUMB