Politikë

Debati për pagat e gjyqtarëve! ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë, vjen reagimi i Ramës

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili shkoi në X se “gjykatat kanë dhënë trajtim financiar rreth 12 milionë euro për llumin e pastruar nga vettingu”.

l.k
Debati për pagat e gjyqtarëve! ‘Kushtetuesja’ kërkon
edi rama

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë për të marrë një vendim në lidhje me pagat e gjyqtarëve, pas kërkesës së bërë nga 2 shoqatat e gjyqtarëve. Mësohet se trupa gjykuese do të mblidhet në një moment të dytë për të marrë vendimin.

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili shkoi në X se “gjykatat kanë dhënë trajtim financiar rreth 12 milionë euro për llumin e pastruar nga vettingu”.

“A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!

Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim!

Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit 92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër… Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme!”, shkruan Rama.

Debati për pagat e gjyqtarëve! ‘Kushtetuesja’ kërkon
postimi i rames

Në mars të vitit 2025 Unioni i Gjyqtarëve kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023, ku u përcaktua se rroga bazë e magjistratëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit, pra 153.000 lekë. 

Gjqytarët kanë kërkuar rritje të pagave, duke kërkuar që rroga e tyre të rritet për rreth 700 euro në muaj. Kërkesa e tyre është bërë për herë të dytë brenda 3 viteve, duke shkaktuar reagime të forta kryesisht nga kryeministri Edi Rama, i cili është përfshirë herë pas herë në replika me ta, duke e cilësuar kërkesën e tyre si abuzive. Kërkesa e 3 marsit të kaluar e Unionit të Gjyqtarëve, është shqyrtuar sot në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi të shtyjë vendimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB