Politikë

Dhuna në Kuvend, reagon ambasada britanike: Partitë politike të angazhohen në dialog

Ambasada britanike shkruan se dhuna nuk ka vend në demokraci dhe këto veprime duhet të minohen.

I.F
Dhuna në Kuvend, reagon ambasada britanike: Partitë politike të
Pamje nga kuvendi

TIRANË- Ambasada britanike ka reaguar për dhunën në Kuvendin e Shqipërisë. Përmes një postimi në "X", Ambasada britanike u ka bërë thirrje partive politike që të ulen në dialog, në mënyrë që seancat plenare të zhvillohen në normalitet. PO ashtu, ambasada britanike thekson se dhuna nuk ka vend në demokraci.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare. Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë”, shkruhet në postimin ambasadës britanike në X.

Një ditë pas akteve të dhunës në Kuvend, ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha se policia dhe garda kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, dhe pamjet filmike do të dorëzohen në SPAK, pasi me aktet e tyre të dhunës deputetët e opozitës rrezikuan jetën e kolegëve. Aksioni i opozitës u kritikua edhe nga ndërkombëtarët. Deri më tani, reagime ka pasur nga Ambasada Amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Europian./ZËRI

Poll

MOS HUMB