
TIRANË-Ditën e sotme po mbahet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në takim, u shpreh se emigrantët janë mbështetje e rëndësishme financiare për vendin. Rama deklaroi se këtë vit, emigrantët, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kanë dërguar në vend 100 milionë euro më tepër. Ai shtoi se shqiptarët sot, kudo që jetojnë, janë krenarë për vendin e tyre, edhe për shkak të mbështetjes nga shteti amë.
Edi Rama: Diaspora mbetet një mbështetje e rëndësishme në aspektin financiar për vendin. Këtë vit Banka e Shqipërisë ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të dërgesave të emigrantëve në euro krahasuar një vit më parë, janë 100 mln euro plus, dërgesat më të mëdha janë nga Italia, SHBA. Kjo i bashkohet prurjes domethënie të të ardhurave të rritjes sonë ekonomike që është rezultat i një sërë reformash të rëndësishme, por besoj se është mbi të gjitha rezultat i pozicionimit të ri politik të Shqipërisë. Jam shumë krenar për faktin që kemi arritur tu mundësojmë të gjithë shqiptarëve, duke filluar nga ata që jetojnë jashtë vendit, shqiptimin me plot gojës të emrit shqiptar dhe përgjigjen me plot gojën “jam shqiptar” të pyetjes nga je. Një pyetje që shqiptarët e kanë pasur jo të lehtë ta artikulojnë për shkak të paragjykimeve ndaj tyre, por edhe mungesës së një sfondi të ofruar nga vendi amë që mund t’u jepte atyre sigurinë, qetësinë dhe krenarinë e të thënit jam nga Shqipëria. Është fazë dramatike e tejkaluar. Është dashur kohë, dhe na është dashur ta përjetojmë në një nivel të lartë të marrëdhënieve atë ndjesi të pakëndshme për ta thënë me fjalë të buta që për shumë vite u ka shkaktuar shqiptarëve vështrimi me një sy nënvlerësues ku ata janë shfaqur si shqiptarë. Na ka dhënë mundësinë të ngrihemi në pozicione të paimagjinueshme vite më parë.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij në takimin vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës u ndal edhe tek Zgjedhjet 2025. Ai u shpreh se vota e diasporës është një proces kompleks që paraqet shumë sfida, ndërsa theksoi nevojën e bashkëpunimit edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Edi Rama: Para pak javësh në Tiranë erdhi një mision i NATO-s për të inspektuar kushtet sa është e gatshme të presë Shqipëria samitin e NATO në 2027. Jemi sot me kokën lart para shqiptarëve jashtë atdheut, se tanimë është një mision i përmbyllur vota e diasporës. Një mision jo i lehtë. Një mision i lidhur me një vullnet që shkon përtej ndasive partiake dhe kërkon një votë më të madhe në numër se e një shumice qeverisëse. Sot jemi në prag të një procesi zgjedhor ku për herë të parë shqiptarët jashtë vendit do votojnë pa dashur të udhëtojnë drejt Shqipërise, por vetëm duke përdorur postën. Ruajtja e identitetit gjuhësor dhe kulturor është pjesë e misionit tonë si komb, si qytetar dhe patjeter e misionit si sistem institucional. Ka nevojë pë tu bërë më shumë patjetër. Kemi bërë hapa kuptimplotë edhe me qeverinë e Kosovës, duke nisur nga unifikimi i Abetares, duke punuar për dixhitalizimin dhe aksesin falas të fëmijëve dhe mesuesve në diaspore, tek programet. Kemi 20 fëmijë që marrin mësim në kushtet e gjuhës. Për herë të parë shqiptarët mund të ushtrojnë të drejtën e votës pa detyrimin të udhëtojnë drejt Shqipërisë, por duke përdorur postën nga aty ku banojnë. Është sfidë më vete. Nuk e shoh kryetarin e KQZ por me siguri do të jetë i pranishëm më tutje për të dhënë këndvështrimin e tij teknik mbi vështirësitë e procesit dhe nevojën e mobilizimit të të gjithëve për të ushtruar atë të drejtë, sepse është kompleks si proces për regjistrimin për herë të parë si votues. Ruajtja e identitetit gjuhësor e kulturor, është pjesë e misionit tonë si komb dhe qytetarë të vetëdijshëm të vendit