Politikë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Jemi të gatshëm të mbështesim vendet që duan të integrohen!

Rama u prit nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa.

I.F
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Jemi të gatshëm
Edi Rama, Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Sot në Bruksel do të mbahet takimi mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku në foksur do të jetë diskutimi për zgjerimin dhe Plani i Rritjes ekonomike për rajonin. Në këtë takim pritet të diskutohet rreth “Integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe zbatimi i Planit të Rritjes”, “Lufta dhe agresioni i Rusisë kundër Ukrainës”, “Forcimi i partneritetit në siguri dhe mbrojtje” dhe “Thellimi i angazhimit për migracionin, krimin e organizuar dhe terrorizmin”. Në këtë takim ka marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Rama u prit nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa.

Ndërsa, Osmani para se të fillonte takimi u shpreh se BE po bën lëshime ndaj Serbisë dhe po sulmon Kosovën.

“Duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”, tha Osmani.

Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është mkë investim i madh gjeopolitik.

“Ne po i paraprijmë benefitet për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe sigurisht që Plani i Rritjes mund të transfermojë radikalisht vendet e Ballkanit në drejtim të zhvillimit, në këtë dekadë. Për këtë mezi po pres këtë takim, në një moment kyç dhe shumë të mirë për t’i dhënë një shtysë zgjerimit dhe integrimit gradual”, tha Kosta.

Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se BE do të ofrojë 300 milionë euro për të mbështetur reformat e Ballkanit Perëndimor dhe se hapi i parë do të jetë integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian.

“Ka patur një progres të jashtëzakonshëm gjatë vitit të kaluar sidomos për Malin e Zi por edhe më Shqipërinë që sapo kemi hapur kapitullin e fqinjësisë së morë dhe ka një p-progres të jashtëzakonshëm. Zgjerimi funksionon dhe për pak ditë do përjetojmë 30 vjetorin e zgjerimit të vitet 1994 një nga zgjerimet më të mëdha. Por vendet e ardhshme anëtare të BE-së duhet të jenë të qarta për rëndësinë dhe përgjegjësinë që duhet të ketë progresi dhe integrimi. Komisioni do i rishikojë mirë të gjitha proceset, është proces rigoroz, i bazuar në meritë. Jemi të gatshëm të mbështesim partnerët tanë që duan të ecin edhe më shpejtë. Duhen reforma dhe investime. Kemi reforma shumë ambicioze për të zbatuar nga partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Këto reforma do të mbështeten me fonde. Kemi 300 milionë euro për të mbështetur reformat. Hapi i parë do të jetë integrimi i vendeve të BP në tregun e përbashkët europian. Do ta bëjmë akoma më të lehtë dhe më funksionale, kalimin e kufijve. Do të japim më shumë akses me kosto më të ulëta të kapitalit financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen në këto iniciativa vitin që vjen dhe vendet e tjera më pas. Ajo që u vendos në procesin e Berlinit është e rëndësishme që lidhen me ECOMERC dhe duhet të thyejnë dhe barrierat mes kapitalit njerëzor”, tha Von der Leyen.

Samiti nisi rreth orës 16:30 dhe zgjat deri në orën 20:00.

Të pranishëm në këtë samit janë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç. Samiti do të kryesohet nga Presidenti António Costa, i cili sapo ka marrë detyrën si President i Këshillit Europian. E pranishme do të jetë edhe presidetja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ndërsa, samiti i radhës mes BE-Ballkanit Perëndimor do të mbahet me datë 16 maj në Tiranë. Në plan të diskutimeve do të jetë edhe paketa e ndihmës për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë euro. /ZËRI

Poll

MOS HUMB