Politikë

Diaspora votoi! Mbërrijnë 27% e votave, gati 50 mijë fletëvotimi kanë ardhur në Tiranë

Afati i fundit për dorëzimin e fletëve të votimit është data 11 maj 2025, ora 19:00.

k.m.
Diaspora votoi! Mbërrijnë 27% e votave,  gati 50 mijë
Vendi ku do ruhen votat

TIRANË- Votat e diasporës po rikthehen në Shqipëri. Që nga nisja e shpërndarjes deri më sot, në Shqipëri janë kthyer 27% e votave të emigrantëve. Afati i fundit për dorëzimin e fletëve të votimit është data 11 maj 2025, ora 19:00. Deri tani, janë mbi 193 mijë zarfe të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por mbrapsht janë sjellë gati 50 mijë fletë votimi.

"Rreth 27 % e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, tashmë janë kthyer në KQZ Shqipëri,"-bën me dije KQZ.

Diaspora votoi! Mbërrijnë 27% e votave,  gati 50 mijë
Lajmërimi i KQZ


Votat e ardhura nga diaspora do të administrohen dhe numërohen në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë.

Në total janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB