TIRANË- Është ndërprerë për 5 minuta seanca në Kuvend, për shkak se deputetët e opozitës iu ranë tavolinave, në shenjë proteste gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama. Shkak për këtë u bë fjala e Diellës, e cila iu vendos deputetëve në sallë nga kryeministri Edi Rama.
Rama: Diella do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin e këtij procesi të anëtarësimit. Ajo do të mbështetet nga AI 4 që do të ketë lirinë e plotë të operojë Akseleratori AI 4 do të bashkojë talentet më të mira brenda vendit, shqiptare ne diasporë, por edhe të huaj. Do të ndërtojë kompani që mund të kenë vlerë të konsiderueshme për Shqipërinë. Diella me akseleratorin e saj AI 4 do të pasqyrojë bukur Shqipërinë si një vend me ambicie. Do ta kthejë institucionet në platformat zhvillimore të AI. Jam i keq ardhur për kundërshtimet për Diellen si anëtare e kabinetit dhe me keqkuptimet për rolin. Duke qenë se Diella është e integruar në dekretin e presidentit, atëherë para se të vazhdoj më tej kërkoj nga shërbimi i Kuvendit ti jap fjalën Diellës.
Kreu i qeverisë u kërkoi deputetëve të opozitës, konkretisht Fahri Balliut që të mos bëjnë zhurmuesin, pasi në të kundërt do të kalohet në votim të programit. Seanca e sotme supozohej të zgjaste më shumë se 24 orë por, u mbyll pas 25 minutash me bojkotimin e opozitës dhe miratimin nga mazhoranca të programit qeveritar./ZËRI