Politikë

Dyshime për "trenin bullgar", PD kërkesë për kamerat e 4 QV në KZAZ nr 40 në Tiranë

Kjo pasi PD shprehet se të gjitha fletët e votimit në kuti janë të palosura në të njëjtën mënyrë, identike, gjë që ngre dyshime.

I.F
Dyshime për "trenin bullgar", PD kërkesë për
Pamje nga denoncimi

TIRANË- Partia Demokratike përmes një deklarate zyrtare ka kërkuar këqyrjen e kamerave në 4 Qendrat e Votimit në KZAZ nr 40 në Tiranë. Opozita shprehet se pas informacioneve të publikuara ditën e sotme në media, që ngrenë dyshime serioze për përdorimin e metodës së njohur të manipulimit zgjedhor të quajtur "Treni Bullgar", kërkon këqyrjen e kamerave. Kjo pasi PD shprehet se të gjitha fletët e votimit në kuti janë të palosura në të njëjtën mënyrë, identike, gjë që ngre dyshime.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme në KZAZ nr 40 në Tiranë pati një përplasje mes Partisë Mundësia dhe vëzhguesve, pasi denoncoi se 7 fletë të saj po shpallen të pavlefshme vetëm për shkak të ngjyrës. Partia ‘Mundësia’ ka akuzuar grupet e numërimit për një tentativë të hapur për manipulim votash. Pas këtij incidenti, KQZ i quajti të vlefshme votat e “Mundësisë”.

Për këtë fenomen, Partia Demokratike pretendon se sapo ka zbuluar të ashtuquajturin "fenomeni bullgar". Përmes një deklarate për mediat ka thënë se po tentohet të manipulohet vota.

"Denoncim për Manipulim të Votave në Zgjedhjet e 11 Majit: Rasti i 'Trenit Bullgar' në KZAZ 40" Manipulimi i votave ne zgjedhjet e 11 Majit deshmohet nga fakti ne video, ku fletet e votimit jane te palosura ne te njejten forme dhe simetri dhe te bashkuara, cka deshmon se kemi te bejme me nje fenomen te njohur te manipulimit te votes me termin "treni bullgar". Kryetarja e deges 9 Eda Grimci ka denoncuar kete fakt nga KZAZ 40, grupi i numerimit 40 ne shkollen "7 Marsi","-shkruhet në reagimin e PD./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB