Politikë

“Emergjenca në Bashkinë e Tiranës nuk mban më!”, Rama kritika drejtësisë: Gjyqtarët janë bërë noterë të superprokurorëve

Kryeministri la të kuptohet se në rastin Veliaj janë shkelur disa të drejta, përfshirë ajo e nxjerrjes së sekreteve hetimore

E.K
“Emergjenca në Bashkinë e Tiranës nuk mban më!”,
edi rama

TIRANË- Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama tha se katërvjeçari i ardhshëm qeverisës do të jetë më sfiduesi për socialistët. Rama e nisi fjalën e tij me emergjencën e krijuar në Bashkinë e Tiranës, me arrestimin e Erion Veliajt, ndërsa nuk i kurseu kritikat për SPAK dhe GJKKO. Rama la të kuptohej se në rastin e Veliajt është shkelur e drejta e prezumimit të pafajësisë, por që sipas tij socialistët do të duhet të durojnë në emër të drejtësisë së re. 

Sipas Ramës, çdo socialist ka për detyrë që të mbështesë punën e drejtësisë, edhe në rastet kur kjo e fundit shfaq ende plagë të viteve të kaluara.

”Jemi mbledhur në këtë takim të parë të katërvjecarit tonë më sfidues, i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e Kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Por na duhet të adresojmë dhe emergjencën për Bashkinë e Tiranës, nuk mban më, dua të them që në fillim sa më qartë atë që besoj se duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë. PS nuk ka hyrë në asnjë rast në çështjet e drejtësisë, aq më tepër kur nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Edhe kur nuk mund të mos na duket e drejtë, nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi asnjë pendesë për pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën në drejtësi.

Kush flet për kapje të drejtësisë nga ana jonë, ose nuk di çfarë flet ose nuk do të pranojë këtë ndryshim epokal. Ne do ti durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik, qoftë kur dhimbjet vijnë nga rënia në mëkat e atyre mes nesh. Do të durojmë qoftë kur dhimbjet vijnë nga helmi i atyre që thonë se ne e kemi kapur drejtësinë. Forca jonë e madhe i ka hapur një shteg drejtësisë, dhe unë jam krenar për këtë mbështetje politike dhe financiare, pa kushte dhe pa luhatje të prokurorëve dhe gjyqtarëve, në betejën kundër korrupsionit. Përtej arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq plagët e vjetra. Ka mes tyre prokurorë dhe gjykatës që e bëjnë të bardhën të zezë, rasti i kohëve të fundit kur disa prokurorë dhe gjykatës i kanë rënë ndesh hapësirës publike është emblematik.

Të zë lemeria kur sheh individë të tillë, Gjykata Speciale nuk po del dot nga hija e SPAK. Mosrespektimi i të drejtësisë së pafajësisë, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve, me qëllim për të paracaktuar në pazar fatin e personit të arrestuar, gjyqtarët kanë marrë rolin e noterit të prokurorit, apo superprokurorit. Kujdes kura për këto sëmundje nuk është kthimi mbrapa, duhet durim për ti dhënë kohës kohë. Duhet largpamësi për të mos bërë asnjë hap pas në raport me drejtësinë. Si mund të durohen padrejtësitë e organeve të drejtësisë, kur ato bien mbi persona që kemi ndarë ditë të mira dhe të vështira? E di që përgjigja ime nuk i duket përgjgigje, shumëkujt prej jush këtu, sipas meje pikërisht se ne kemi hyrë me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës me flamurin e PS, nuk kemi asnjë mundësi që të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK”, u shpreh Rama. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama pritet që të prezantojë ekipin e ri qeverisës, si dhe emrin e kryetarit të ri të Kuvendit. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB