Politikë

“Çfarë e duam BE-në ne mor piktor…”/ Rama replika komentuesit: Pasaporta evropiane duhet për të fituar dinjitetin e qytetarit

Duke iu përgjigjur një komenti, Rama ka folur për pasaportën evropiane.

I.F
“Çfarë e duam BE-në ne mor piktor…”/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’Sy”. Duke iu përgjigjur një komenti, Rama ka folur për pasaportën evropiane. Kryeministri shprehet se ajo ka vlerë, pasi shqiptarët do t’i bëjë që të kenë dinjitetin e njeriut të lirë.

"Kur thua mor piktor e thua për të treguar që ke të drejtë, që mendon se nuk të duhet pasaporta europiane e Shqipërisë, meqë sipas teje ne po ikim pa pasaporta, apo…
Po pasaporta evropiane nuk duhet për të ikur, se për të ikur, ikën e dhe me këtë që kemi. Ke të drejtë, pasaporta evropiane duhet për të fituar më në fund dinjitetin e qytetarit të barabartë evropian, dinjitetin e udhëtarit evropian, që nuk e nxjerrin anash në çdo hyrje të BE për ta pyetur me policë ku po shkon.
Dinjitetin e studentit evropian, që kudo ku studion në Evropë gëzon të drejta të barabarta me studentet që janë lindur dhe rritur në atë vend të Evropës. Dinjitetin e punëmarrësit evropian, që kudo ku punon gëzon të drejta të barabarta me punëmarrësit të lindur dhe të rritur në atë vend të Evropës.
Dinjitetin e njeriut të lirë, të barabartë që gëzon çdo të drejtë europiane dhe çdo mundësi të mundësuar nga solidariteti europian, pak janë këto?! Të përçmosh punën e tjetrit është kollaj, po nuk të ndihmon të jetosh më mirë", u shpreh Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB