Politikë

Çfarë i lidh me Veliajn? Kush janë 5 biznesmenët në 'detyrim paraqitjeje' (AKUZA)

Biznesmenët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

F.I
Çfarë i lidh me Veliajn? Kush janë 5 biznesmenët në
Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Fatmir Bektashi

TIRANË-Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka prekur edhe pesë persona të tjerë. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Biznesmenët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Bizesmeni Gentian Sula jo më larg se ditën e sotme me anë të avokatit të tij kërkoi në Gjykatën e Posaçme kthimin e telefonit të sekuestrua nga agjentët e BKH-së në kuadër të hetimeve për çështjen e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj. Sula e ka kundërshtuar këtë veprim duke e quajtur si të paligjshëm. Kujtojmë se Sula më 6 janar 2025, dëshmoi për më shumë se 3 orë në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të një procedimi penal të nisur nga SPAK-u.

Fatmir Bektashi është një emër i njohur jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe për drejtësinë. Bektashi u mor i pandehur nga SPAK për dosjen e aferës Partizani nën akuzë për korrupsion. Bektashi ka në pronësi kompaninë e ndërtimit ‘Kontakt Al’, ortak i kompanisë Homeplan, e cila ndërtoi pallatet në ish-klubin Partizani. Bektashi akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”

Meriman Palushi është një sipërmarrës i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe energjisë. Ai është themelues dhe pronar i vetëm i kompanisë "PALUSHI" sh.p.k., e cila operon në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin e rrugëve, ndërtesave civile dhe industriale, si dhe prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike. Palushi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë'.

Sokol Kryeziu është një biznesmen i përfshirë në sektorin e ndërtimit dhe projekteve infrastrukturore. Sokol Kryeziu është zotërues i kompanisë "GERARD - A" sh.p.k. Kryezi akusohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë'.

Shkëlqim Fusha është zotërues i kompanisë 'Fusha'. Fusha akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Çfarë i lidh me Veliajn? Kush janë 5 biznesmenët në

Poll

MOS HUMB