Politikë

1 milion lekë gjobë për fermerët? Censi i Bujqësisë ndez debat në Komision, cilido që gënjen apo refuzon...

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se niveli i gjobave është i lartë në raport me të ardhurat e fermerëve dhe kërkoi sqarime për arsyet e vendosjes së tyre.

zh.ll

1 milion lekë gjobë për fermerët? Censi i

TIRANË- Projektligji "Censi i Bujqësisë" parashikon masa ndëshkuese për fermerët që refuzojnë të japin informacion ose të deklarojnë të dhëna të pasakta për tokën bujqësore dhe gjënë e gjallë për përfaqësuesit e INSTAT-it.

Sipas projektligjit, bëhet fjalë për gjoba që shkojnë deri në 1 milion lekë. Ky nen nxiti debate gjatë seancës së Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rurals ku opozita shprehu shqetësime për proporcionin dhe zbatueshmërinë e masave.

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se niveli i gjobave është i lartë në raport me të ardhurat e fermerëve dhe kërkoi sqarime për arsyet e vendosjes së tyre.

“Përse aplikohet gjoba 30-100 mijë lekë të reja? Është disproporcionale me të ardhurat e fermerëve? Gjoba ka qenë gjithmonë problem. Gjoba është aplikuar që në vitin 2018, kur është miratuar ligji për statistikat zyrtare. U kërkua një nivel i lartë gjobe nga EUROSTAT-i. Nuk është aplikuar sepse të dhënat merren gjithmonë në konfidencë”, deklaroi Mziu.

Deputeti demokrat ngriti gjithashtu shqetësime për përfshirjen e policisë në raste të veçanta gjatë procesit të mbledhjes së të dhënave, duke e cilësuar si një masë të ekzagjeruar. Ndërsa kërkoi më tej sqarime për kohëzgjatjen e procesit të Censit të Bujqësisë. 

“Përse duhet policia? Ato vihen në lëvizje vetëm nga kërkesa e INSTAT-it në rastet sporadike...Sa do të zgjasë, sepse sa herë bëjmë CENS-in na duhet një ose dy vite? 6 javë, vetëm gjashtë javë”, tha Mziu ndër të tjera. 

Megjithatë, pas debateve dhe toneve të larta gjatë mbledhjes së komisionit, palët ranë dakord se Censi i Bujqësisë është një proces i domosdoshëm për sektorin bujqësor shqiptar dhe për planifikimin e politikave të ardhshme në këtë fushë.

Censi i bujqësisë pritet të nisë në tetor 2026 dhe synon të evidentojë në detaje gjendjen reale të sektorit bujqësor në vend, duke regjistruar çdo sipërfaqe toke të mbjellë dhe numrin e kafshëve në ferma e stalla. Censi i fundit i bujqësisë është realizuar nga INSTAT 14 vite më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB