Politikë

Firmoset Bordi i Paqes! Mbyllet takimi, Rama dhe Osmani disa minuta "ekskluzive" me Trump (FOTO-VIDEO)

Nënshkrimi nënkupton angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera, për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme.

zh.ll
Firmoset Bordi i Paqes! Mbyllet takimi, Rama dhe Osmani disa minuta
pamje: nenshkruhet rezuluta-takimi mes trump, rames e osmanit

SHBA- Është firmosur zyrtarisht Bordi i Paqes nga 50 shtete, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, në një ceremoni të zhvilluar në Uashington. Nënshkrimi nënkupton angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera, për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme.

Mbledhja inauguruese u hap me fjalën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili falënderoi për pjesëmarrjen Kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë seancës, Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes. Në përfundim të mbledhjes, ndryshe nga liderët e tjerë, Rama u ndal disa minuta në bisedë me Trump gjatë shtrëngimit të duarve. Në krah të Trump ndodhej edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Firmoset Bordi i Paqes! Mbyllet takimi, Rama dhe Osmani disa minuta
foto nga takimi ne fund te mbledhjes

Nuk bëhen të ditura detaje konkrete nga diskutimi, por siç shihet edhe në video, biseda ishte në dukje intensive, ku kryeministri shqiptar dukej se po i fliste për diçka që e shqetësonte. Bisedës i bashkohet edhe presidentja Osmani, teksa në fund e mbyllin takimin me shtrëngime duarsh e buzëqeshje.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB