SHBA- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë fjalën në mbledhjen e Bordi të Paqes. Rama e nisi fjalën e tij duke falenderuar presidentin Trump për ftesën, teksa vlerësoi rolin e tij deçiziv për zgjidhjen e konflikteve.
"Zoti e bekoftë Bordin e Paqes", u shpreh Rama, duke shtuar se kjo nismë nuk zëvendëson OKB-në, por i shërben paqes në botë. Kryeministri Rama në fjalën e tij konfirmoi pjesëmarrjen e trupave shqiptare në Gaza, duke ftuar edhe vendet e tjera që të kontribuojnë atje.
“Faleminderit që më ftuat, z. President. Në përputhje të plotë dhe mbështetjen bipartizane tregon gjithçka, sa të kënaqur jemi që jemi pjesë. Në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes. Z. President, përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar kontributin. Shqipëria do marrë pjesë me forca ushtarake në Gaza, me trupat tona paqeruajtëse, dhe ne ftojmë edhe vendet e tjera që të kontribuojnë në Gaza për të ndihmuar fëmijët palestinezë, duke ndihmuar fëmijët në Gaza, që janë më të pafajshmit, pengjet që janë më të pafajshmit e çmendurisë së Hamasit”, tha Rama.