
Pamje nga Kuvendi
TIRANË- Një seancë plenare mes kaosit u zhvillua sot në Kuvend, fakt që tregohet më së miri nga fotot e shkrepura nga LSA. Karriget u dogjën nga 'zjarri' i opozitës, në formë proteste për arrestimin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit. Në foto duken karriget të cilat janë duke u djegur dhe hiri i tyre që ka mbuluar shkallët e Kuvendit nga ku zbresin deputetët. Nuk munguan as tentativat e Gardës së Republikës të cilët pasi 'shpëtuan' Elisa Spiropalin nga këmba e karriges, shkuan për të fikur zjarrin e ndezur në oborrin e Kuvendit.

Zjarri ne Kuvend

Karriget e djegura

Karriget e djegura

Karriget e djegura
Poll