Politikë

Opozita dogji karriget në oborr! Specialistët e kriminalistikës mbërrijnë në Kuvend

Hetimi është zhvilluar në ambientet e brendshme në sallë, ku opozita shkuli mikrofonat, por edhe jashtë, atje ku u dogjën me benzinë karriget. 

M.M
Opozita dogji karriget në oborr! Specialistët e kriminalistikës
Karriget e djegura

TIRANË- Menjëherë pas përfundimit të seancës plenare, specialistët e kriminalistikës kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për të hetuar zjarrin që shkaktuan sot deputetët e opozitës. Hetimi është zhvilluar në ambientet e brendshme në sallë, ku opozita shkuli mikrofonat, por edhe jashtë, atje ku u dogjën me benzinë karriget. 

Deputetët e opozitës pas kaosit që krijuan në Kuvend, kësaj here mund të përballen me akuza penale, për shembull për shkatërrim me dashje të pronës me zjarr që dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet. Megjithatë deri më tani, nuk dihen hapat që do të ndiqen, apo nëse deputetët do të përballen me ligjin.

Gjatë seancës së sotme, deputetët e PD refuzuan të bëheshin pjesë e kësaj seance ndaj dogjën karriget e tyre përpara Kuvendit të Shqipërisë në formë proteste për burgosjen e deputetit Ervin Salianji. Gjithashtu, disa deputetë tentuan të godisnin me shishe uji, dosje dhe këmbë karrige kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin, e cila në kushte të tilla njoftoi mbylljen e seancës plenare./ZËRI

Poll

MOS HUMB