
Edi Rama në Lezhë
LEZHË- Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Lezhë, në inspektim e rrugës Rrile-Hidrovor. Teksa inspektoi nga afër punimet, Rama takoi edhe banorët e zonës, por një prej tyre i tërhoqi vëmendjen. Një prej tyre mbante në kokë kapele me sloganin e Donald Trump, “Make America Great Again” (Do ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish).
BISEDA MES TYRE:
Rama: Hajde pak ti me atë kapele, hajde pak hajde se më myte fare, ku e ke gjet atw kapele?
I moshuari: Ma kanë sjellë dhuratë. Ma kanw sjellw se jam me Trump
Rama: Mirë 'Amerika Great Again', po Lezhën si do e bëjmë?
I moshuari: Më mirë se Amerika…
MOMENTI ME VIDEO:
Poll