Politikë

Propozimi i PS për "Territoriialen", Braçe: Duhet të dëgjojmë njerëzit tani, jo vetëm drejtuesit!

Përmes një video-mesazhi në rrjetet e tij sociale, Braçe shprehet se reforma duhet të jetë një proces ku merret parasysh mendimi i banorëve, duke shtuar se këtyre të fundit, duhet t’u jepet informacion mbi arsyet e ndryshimeve dhe pasojat që do të kenë për komunitetet e tyre.

zh.ll

Propozimi i PS për "Territoriialen", Braçe: Duhet të

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas protestave kundër Reformës Territoriale, duke kërkuar që në proces të dëgjohen qytetarët e zonave që preken nga ndryshimet dhe jo vetëm drejtuesit vendorë të bashkive që preken nga ndryshimet.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet e tij sociale, Braçe shprehet se reforma duhet të jetë një proces ku merret parasysh mendimi i banorëve, duke shtuar se këtyre të fundit, duhet t’u jepet informacion mbi arsyet e ndryshimeve dhe pasojat që do të kenë për komunitetet e tyre.

Braçe përmendi tre bashki me të cilat, sipas tij, ka një lidhje të veçantë personale dhe politike Poliçanin, Divjakën dhe Libohovën, të cilat sipas draftit të ri do të shkrihen dhe do të bëhen pjesë e bashkive të tjera. Sipas Braçes, reforma duhet të trajtohet me kujdes pasi bëhet fjalë për tre njësi administrative me histori dhe rëndësi të veçantë.

Postimi i plotë i Braçes:

DUHET TE DEGJOJME NJEREZIT TANI!
JO THJESHT UDHEHEQESIT E BASHKIVE, POR NJEREZIT!
Dita e djeshme ishte e veshtire, per shkak te NDARJES se propozuar teritoriale, administrative; REFORMA duhet te jete shume me e madhe se kaq.
Tre bashki me te cilat une kam nje lidhje te posacme-POLICANI, vendi ku une jam zgjedhur per here te pare deputet, DIVJAKA, vendi ku une jam zgjedhur per 12 vite deputet (nga Policani ne Divjake gjithnje me vote te drejtperdrejte), LIBOHOVA, vendi i origjines, shkrihen e behen pjese e bashkive te tjera.
Dita u be me e veshtire pas protestes ne POLICAN, banoreve atje, socialisteve me ta; pas fyerjeve te disa portaleve te Lushnjes ndaj DIVJAKES, te papranueshme e te padenja, vecanerisht kur meson se ndonje prej tyre eshte i lidhur. E bashkine e Lushnjes; sot, kur kryetari i bashkise se LIBOHOVES, ne stilin e mirenjohur kombetarisht te saj, thoshte te tijen si kundershti, qetesisht, ne menyre te argumentuar dhe QYTETARISHT-ne Libohove thone: ngrije zerin aq sa fjalet e shtepise te mos i degjoje gjitoni.
Une mendoj se tani eshte koha TE DEGJOJME NJEREZIT. Jo thjesht udheheqesit e ketyre bashkive, por njerezit-ata nuk jane degjuar dhe ky eshte problem. Te ndajme me ta INFORMACION per arsyet dhe cfare ndodh me ta, me njerezit pas kesaj ndarje; TE DEGJOJME MENDIMET E TYRE, ARGUMENTAT E TYRE, TI DEBATOJME ME TA, TE REFLEKTOJME! Eshte detyrim i procesit ky.
Kini parasysh qe nuk kemi te bejme me tre njesi administrative te humbura e mbaruara;
LIBOHOVA ka qene nenprefekture qe ne vitin 1914, ka qene aty qe nga shekulli i katert para eres sone; ka qene qytet perjete se sic thoshte MOIKOMI I MADH nuk ka fshat me kala dhe kulle sahati;
DIVJAKA apo ARNISA E PERJETSHME ka qene aty ne 500 vitet te fundit e me heret; eshte zhvilluar aq shume ne 12 vitet e fundit nga pikpamja ekonomike dhe e prodhimit, infrastrukturore, sociale sa e ka bere shume here Lushnjen te duket shuuume prapa, mbetur prapa;
POLICANI eshte nje qytet i ndertuar per nevoja strategjike te INDUSTRISE USHTARAKE per te cilen jo vetem flitet por edhe ka nevoje jetike tani dhe ai-POLICANI eshte gati; nuk mund te jete vetem Tirana ekonomia e ketij vendi ne cdo dege.
Pra;
Duhet qetesi e mencuri per te degjuar NJEREZIT; duhet te degjojme ne se pari, pastaj njeri tjetrin.
Ka argumenta plot per te kembyer dhe ky nuk eshte kurre nje proces i ftohte teknik, por mbi te gjitha njerezor.

Një valë protestash ka nisur në disa zona të vendit pas propozimit të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me njësi të tjera vendore./ZËRI

Poll

MOS HUMB