Politikë

Hodhi 'benzinë' në Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashton me 10 ditë Elda Hotin dhe Petrit Dodën

Petrit Doda bllokoi Foltoren duke penguar kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit që të raportonte në Kuvendin e Shqipërisë.

M.M
Hodhi 'benzinë' në Kuvend/ Komisioni i Etikës
Kuvendi 17 tetor 2024

TIRANË- Elda Hoti dhe Petrit Doda janë përjashtuar me 10 ditë nga Parlamenti për shkaka të situatave që krijuan ne senacën plenare të datës 17 tetor. Sipas kryeparlamentares, Elisa Spiropali Elda Hoti hodhi benzinë në Kuvend. Gjatë seancës, Hoti nxorri dy shishe nga çanta e saj, dhe me lëngun brenda spërkati gjithë sallën e Kuvendit. Menjëherë, reagoi Spiropali, e cila ngriti dyshimet se lënda ishte benzinë. Ndërsa, Hoti tha se ajo kishte parfum me vete dhe asnjë lëndë tjetër.

Ndërsa, Petrit Doda bllokoi Foltoren duke penguar kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit që të raportonte në Kuvendin e Shqipërisë.

Më herët këtë muaj, Sekretariati i Etikës mori masa dhe përjashtoi me 10-60 ditë 24 deputetët e opozitës për shkak të kaosit që shkaktuan në Kuvend në seanëcn e 30 shtator, ku dhe dogjën karriget e Kuvendit në formë proteste për dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB