Politikë

Hodhi ujë drejt Ramës, përjashtohet Gazmend Bardhi nga seanca (VIDEO)

Deputetët e PD qëndrojnë në këmbë përpara foltores, duke krijuar zhurmë me goditje mbi tavolina me shuplaka dhe bidonë plastikë. 

zh.ll
Hodhi ujë drejt Ramës, përjashtohet Gazmend Bardhi nga seanca
pamje nga momenti

TIRANË- Tensionet në Kuvend vijojnë edhe gjatë procesit të votimit, teksa deputetët e opozitës mbajnë të bllokuar foltoren në shenjë proteste, ndërsa mazhoranca ka vijuar me votimin e çështjeve të rendit të ditës. Deputetët e PD qëndrojnë në këmbë përpara foltores, duke krijuar zhurmë me goditje mbi tavolina me shuplaka dhe bidonë plastikë. 

Mes kaosit në sallë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u përjashtua nga seanca plenare. Vendimi erdhi pasi ai hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në momentin kur po zhvillohej votimi i projektligjeve.

Pavarësisht protestës së opozitës dhe zhurmës së vazhdueshme në sallë, mazhoranca vijon procedurën e votimit për pikat e parashikuara në rendin e ditës./ZËRI

Poll

MOS HUMB