Politikë

Rama mbërrin në Kuvend, opozita e pret me thirrjet e protestuesve: Jepe dorëheqjen (VIDEO)

Automjeti i kryeministrit, i shoqëruar nga dy mjete të tjera, është parë duke hyrë në ambientet e Parlamentit, ndërsa në sallë vijojnë tensionet.

F.I
Rama mbërrin në Kuvend, opozita e pret me thirrjet e protestuesve:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ndërsa seanca plenare ka rifilluar pas katër ndërprerjesh të njëpasnjëshme.

Automjeti i kryeministrit, i shoqëruar nga dy mjete të tjera, është parë duke hyrë në ambientet e Parlamentit, ndërsa në sallë vijojnë tensionet. Situata mbetet e tensionuar dhe seanca po zhvillohet mes ndërprerjeve dhe protestës së deputetëve të opozitës.

Deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren, ndërsa brohorasin në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Pavarësisht rinisjes së punimeve, deputetët e opozitës vijojnë të bllokojnë foltoren, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës. Për shkak të tensioneve në sallë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, nuk është lejuar të prezantojë raportin e ekspertëve për reformën territoriale./ZËRI

Poll

MOS HUMB