Politikë

Humbja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Dashamir Shehi dorëhiqet si kryetar i LZHK

Shehi pranoi përgjegjësinë për humbjen dhe shtoi se tashmë është koha e tij që të largohet për t'u hapur rrugën të rinjëve që aspirojnë të merren me politike.

k.m.
Humbja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Dashamir Shehi
Dashamir Shehi

TIRANË- Dashamir Shehi ka njoftuar largimin e tij nga drejtimi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Vendimin e mori pasi nuk siguroi asnjë mandat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shehi pranoi përgjegjësinë për humbjen dhe shtoi se tashmë është koha e tij që të largohet për t'u hapur rrugën të rinjëve që aspirojnë të merren me politike.

“Përgjegjësia bie kryesisht mbi lidershipin e partive opozitare, duke filluar nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim. Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht, sharrën e humbjes dhe për këtë motiv largohem nga drejtimi i Koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj sesa unë dhe më energjik. T’u japim njëherë mirënjohje që na kanë votuar, sadopak që ishin. Janë përballur si njerëz të lirë për disa ide lirie dhe demokracie për alternativën tonë. Zgjedhjet në Shqipëri ishin një lloj farse midis dy partive kryesore, njëra për të mbajtur pushtetin dhe tjetra për opozitën,”- tha ai duke nënvizuar faktin se koalicioni i tij mori vetëm 5,530 vota në rang kombëtar.

Kjo dalje e fundit është mbyllja e një karriere të gjatë politike për Shehin. Ai u angazhua herët, kur më 1991 u emërua sekretar i Partisë Demokratike në Tiranë. Më pas, që nga vitit 1992 shërbeu si deputet iu Kuvendit të Shqipërisë. Nga viti 1992 - 1994 pati portofolin e Ministrisë së Punës, Përkrahjes Sociale dhe ish-të Përndjekurve Politikë. Gjithashtu, nga viti 1994 - 1996 ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Ndërtimit dhe i Turizmit. Më 1997 u largua nga Partia Demokratike dhe u angazhua në formacionin politik “E djathta e bashkuar”, ku ishin pjesëtare disa parti të djathta, ndër të cilat edhe PR-ja. Pasi kjo parti nuk pati jetë të gjatë, më 2001 u bë pjesë e Partisë Demokrate të Re.  Më 17 korrik të vitit 2002 krijont dhe bëhet kryetar i Partisë Demokratike të Rinovuar, e cila më vonë gjatë vitit 2004 ndërron emrin në Lëvizja per Zhvillim Kombëtar (LZHK), ashtu siç edhe njihet sot./ZËRI

Poll

MOS HUMB