Politikë

I arrestuar por nuk fal! Meta paralajmërim nga burgu: Kush u gëzua do i ngrijë e qeshura në buzë!

Arrestimin e tij e ka cilësuar si 'rrëmbim banditesk', që sipas Metës tregon frikën që ka kapur qeverinë nga ballafaqimi me të vërtetat e tij.

M.M

I arrestuar por nuk fal! Meta paralajmërim nga burgu: Kush u gëzua do

TIRANË- Ka reguar për herë të parë pas arrestimit Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka falenderuar të gjithë anëtarët e partisë së tij që e kanë mbështetur.

Ai është shprehur se lufta e tij nis një faqe të re kundër Narkoshtetit. Arrestimin e tij e ka cilësuar si 'rrëmbim banditesk', që sipas Metës tregon frikën që ka kapur qeverinë nga ballafaqimi me të vërtetat e tij.

Meta e ka mbyllur deklaratën duke thënë se ndihet krenar që është rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin e tij dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Ilir Meta: Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë! Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ ZËRI

Poll

MOS HUMB