Politikë

Kaos në Kuvend! 'Gishtin mos ma drejto mua', PD bllokon foltoren, ndërpritet seanca

Peleshi njoftoi vijimin me rendin e ditës në pikën e informimit për Konferencën Ndërqeveritare, deputetët e PD u ngritën për të kundërshtuar.

F.I
Kaos në Kuvend! 'Gishtin mos ma drejto mua', PD bllokon foltoren,
PAMJE NGA TENSIONET

TIRANË-Pas pushimit 5-minutësh për shkak të tensioneve, në Parlament ka patur sërish përplasje. Deputetët e PD kanë bllokuar foltoren, ndërsa në kushtet e gjendura kryetari Niko Peleshi dha 15 minuta pushim.

Sapo kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi vijimin me rendin e ditës në pikën e informimit për Konferencën Ndërqeveritare, deputetët e PD u ngritën për të kundërshtuar. Demokratët nuk lejuan që Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha të marrë fjalën.

“Mos e prishni seancën, të vijojmë procedurën. Nuk e shpërndani ju fjalën. Në zbatim të rregullores së pari duhet të uleni dhe foltorja nuk bllokohet. Nuk merret fjala me dhunë. Ju dhashë 5 minuta pushim për qetësim, për meditim. Mos më tregua mua me gisht”, u shpreh Peleshi.

Poll

MOS HUMB