
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka treguar "prapaskenat" e dorëheqjes nga posti i tij. Në një intervistë të gjatë për emisionin "Opinion", Xhafaj tha se vendimin e dorëheqjes e kishte dhënë pasi ishte konsultuar vetëm me familjen e tij. Madje shtoi se Rama e kishte marrë vesh lajmin vetëm kur i shkoi dorëheqja në zyrë. Po ashtu, komentoi edhe sesi e priti lajmin që ishte i 23 në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë në Tiranë. Për herë të parë, pranoi se kishte pasur pakënaqësi.
PJESË NGA EMISIONI:
Xhafaj: Nuk më ka larguar Rama kam ikur unë, kam dhënë dorëhqjen me shkrim. Me shkrim! Edi Rama e ka marrë vesh që unë po iki kur i ka shkuar letra në dorë.Edhe partnerët e kanë marrë vesh kur ka dalë në media. Ishin të bindur në pafajësinë time. Është kështu si po ta them unë. Që unë po jap dorëheqjen e ka ditur vetëm familja ime. Dhe teserën e dorëheqjes e ka korrigjuar vajza ime e madhe që është edhe kritikja ime më e madhe për çdo gjë që bëj. Dorëheqjen e kam dhënë sepse gjithë kjo gjë u bë e padurueshme. Po vinte në dyshim integritetin tim. Mbi Policinë u ushtrua një trysni e madhe edhe për këtë shkak sigurisht. Çfarëdo që të ndodhte ishte në shërbim të të vërtetës. Mua më interesonte e vërteta e familjes sesa karrgia ime. është më e rëndësishme familja ime. Natyrisht mund të kishte edhe çështje të tjera. Ishin një tërësi faktorësh.
Pse Rama iu vendosi nën zonën e sigurtë?
Xhafaj: Nuk jam njeri shumë i shqetësuar pse isha i 23. Nuk kam qenë dakord, nuk e kam pëlqyer sepse mund të më kishe thënë. Në fund fare unë përpiqem që t'i shoh gjërat pozitivisht. I thashë faleminderit se ndryshe nuk do e kisha marrë vesh cila ishte pesha ime elektorale.
Falë një aleance me Erion Veliaj?
Xhafaj: O zot, në këtë vend është e çuditshme. Veliaj është drejtuesi politik. Më ka mbështetur nga pikëpamja morale që unë të isha. Por Veliaj nuk ka bërë asnjë fushatë ndaj meje më shumë se të tjerët. Ka qenë "fair" (i drejtë). Nëse del një punonjës bashkie që është jashtë zonës time elektorale që të ketë punuar dhe të ketë pasur porosi që të mbledhë vota për mua, unë e dorëzoj mandatin.
Xhafaj: Bojkoti i Komisionit anti-korrupsion? Xhfaj: është spekulim i pastër politik dhe mediatik. Nuk ka asgjë të vërtetë për këtë gjë. Ky komision është vazhdimi i reformës në drejtësi, por nuk është për reformën në drejtësi. është e fokusuar në 3 shtylla, mirëqeverisja, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit. E gjitha është e konsultuar me ndërkombëtarët.
Si i keni raportet me Ramën?
Xhafaj: Ka pasur një periudhë që që kishin komunikim minimal, për të mos thënë... Nuk kishim ndonjë komunikim të shpeshtë. Si të gjithë, kryetari i partisë me deputet. Për momentin ka një marrëdhënie ndryshe për shkak të komisionit. Me thënë të drejtën, unë kam pasur disa biseda të gjata me të. Me orë të tëra, ai ka dëgjuar. Më ka pyetur për çështjen e qeverisë dhe çështjet e tjera dhe në fund më ka thënë bëje ti këtë gjë. Unë i kam thënë 'po e marr përsipër', i thashë 'do ta bëjmë këtë gjë', 'ke tabu', më tha 'asnjë'. Më tha jeni të lirë të ndryshoni çdo gjë. E para të ftohem dhe të debatoj me ju nëse kam mendim ndryshe, dhe e dyta, dua certifikim nga BE për çdo gjë./ZËRI