Politikë

“Keni vetëm 7 ditë kohë”/ Balluku: Zero tolerancë për bizneset që “pushtojnë” akset rrugore

Balluku theksoi se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që ka zënë hapësirë në këto akse, pasi kjo përbën rrezik të madh për jetën e qytetarëve.

k.m.
“Keni vetëm 7 ditë kohë”/ Balluku: Zero
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri një paralajmërim. Nga një vëzhgim në në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa në kuadër të aksionit për lirimin e akseve rrugore, ajo ka përcjellë një mesazh nga “zaptuesit”.

Balluku theksoi se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që ka zënë hapësirë në këto akse, pasi kjo përbën rrezik të madh për jetën e qytetarëve.

"Kjo nuk mund të ndodhë më! Së bashku me IKMT do të jemi në të gjitha akset rrugore për të ndërhyrë në çdo subjekt i cili jashtë çdo kriteri dhe rregulli është vendosur pranë akseve rrugore, duke u kthyer në një rrezik për përdoruesit e rrugës. Deri në fund të muajit korrik kërkojmë mirëkuptimin e çdo sipërmarrësi që të çlirojë vetë hapësirën, ndërsa pas këtij afati do të ndërhyjmë përmes strukturave tona.  Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari dhe biznesi. Bashkë për rrugë më të sigurta. Zero tolerancë për të gjitha subjektet që, jashtë çdo kriteri, janë vendosur pranë akseve rrugore, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës,"-bëri me dije Balluku.

Nga inspektimi në terren Balluku tha se do u jepet afat 7 ditë, deri më datën 31 korrik, të gjitha bizneseve që të largohen nga territori që kanë zaptuar territorin dhe të tërhiqen në zonat e tyre. Ajo njoftoi për gjoba dhe zero tolerancë për të gjitha bizneset që kanë zaptuar hapësirën publike dhe që nuk kanë leje mjedisore.

Ne do të lemë një afat kohor duke nisur nga sot dhe deri në shtatë ditë, ose më saktë deri në përfundim të muajit korrik, duhen pastruar me vullnet të plotë të gjitha territoret që vijnë afër rrugëve. Në rast të kundërt ne do të vazhdojmë në të gjithë territorin e Shqipërisë atje ku ndodhen akset. Ne do të ndërmarrim masa dhe gjoba të cilat as nuk do të fshihen dhe as nuk do të falen. Kemi bërë thirrje disa që pastrohet territori dhe të respektohen rregullat e Sistemit Rrugore apo edhe rregullat estetike. Bizneset do të jenë të detyruar që brenda shtatë ditëve të lëvizin dhe të lirojnë territoret që kanë zaptuar dhe të futen në pronën e tyre, madje edhe ta rrethojnë duke respektuar distancat nga asfalti dhe nga prerja e rrugës. Do të ngremë një Task-Forcë e cila do të jetë në terren gjatë gjithë muajit korrik, duke këshilluar dhe paralajmëruar. Pra të gjitha bizneset që nuk kanë një leje mjedisore, kanë një gjobë, e cila nuk ka shtatë ditë afat, siç ka kjo për t’u tërhequr. Ne do të vazhdojmë që të jemi në territor dhe unë kam marrë në dorë të gjitha pamjet që vijnë me dronë dhe situata edhe në askin e Niklës është alarmante. Do të jemi aty për të vëzhguar gjithçka në terren”, shtoi zëvendëskryeministrja Balluku.

Teksa paralajmëron se aksioni do të vazhdojë, kryeministri Edi Rama njoftoi para pak ditësh se ka nisur puna për monitorimin teknologjik të rrugëve me kontrollin e trafikut, por sistemi do të shtrihet edhe te shkollat dhe hapësirat publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB