Politikë

Debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, opozita kërkon shkarkimin e Veliajt

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, anëtari i këshillit bashkiak nga Partia Demokratike, Dorian Teliti, kërkoi sqarimin e pozicionit juridik të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

k.m.
Debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, opozita kërkon
Këshilli Bashkiak i Tiranës

TIRANË- Tashmë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj të pandehur, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka nisur nga kërkesat për shkarkimin e tij nga detyra. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, anëtari i këshillit bashkiak nga Partia Demokratike, Dorian Teliti, kërkoi sqarimin e pozicionit juridik të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti. Në fjalën e tij, Teliti u ankua për rendin e ditës duke thënë se “nuk duhet të jetë siç duhet të jetë”, duke theksuar se në rendin e ditës duhet të diskutohej çështja e kryetarit që tashmë është i pandehur.

Dorian Teliti: Rendi i ditës së sotme, nuk duhet të jetë siç është sot. Kemi dy muaj që kemi dorëzuar kërkesën për të trajtuar në mbledhje të Këshillit Bashkiak situatën aktuale të pozicionit juridik të kryetarit të bashkisë, i cili sot nuk gjendet në detyrë, dhe për më tepër nisur nga zhvillimet e djeshme, ku kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ende kryetar de juro, nuk është më thjesht një person nën hetim por është person i marrë i pandehur, është domosdoshmëri, e legjislacionit të Tiranës, që është Këshilli Bashkiak për të futur në renditje diskutimi, çështjen e situatës aktuale të menaxhimit këtu në bashkinë e Tiranës. Po dëgjojmë për konkurse, për intervista, thirrje të drejtorëve edhe nga stafe dhe drejtues politik që nuk janë pjesë e Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës është ekzekutivi, dhe Këshilli Bashkiak, të vetmet autoritete që kanë të drejtën për menaxhimin e punëve, dhe sipas nenit 50 të ligjit për qeverisjen vendore, të gjitha proceset menaxhohen në fund fare dhe monitorohen nga Këshilli Bashkiak, dhe këtu duhet të bëhet diskutimi…

Por fjala e tij u ndërpre nga drejtuesja e seancës. 

Megi Fino: Kjo nuk është për procedurë.

Debatet vazhduan për disa minuta në lidhje me rendin e ditës dhe procedurat, ku u përfshinë të tjerë anëtarë të Këshillit Bashkiak nga të gjitha palët, derisa e mori fjalën kryetarja e Komanduar në detyrë, Anuela Ristani, e cila nisi të fliste për situatën e zjarreve në vend. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur dje nga SPAK, për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u mor e pandehur për tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim parash./ZËRI

Poll

MOS HUMB