Politikë

Kërkoi kohë të njihej me dosjen, sot seanca e radhës për Veliajn, biznesmeni Abule mbërrin i pari

Veliaj pretendon se i janë shkelur të drejtat gjatë të gjithë procesit, dhe se nuk ka pasur mundësi që të njihet me dosjen dhe provat kundër tij, në një dosje prej më shumë se 60 mijë faqesh

E.K
Kërkoi kohë të njihej me dosjen, sot seanca e radhës
erion veliaj dhe abule

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet sot seanca e tadhës në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe personave të tjerë që janë marrë të pandehur. I pari që ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme është biznesmeni Elman Abule, i cili akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK.

Ndërkohë Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Ditën e sotme (5 Dhjetor) zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Seanca e kaluar, ku Erion Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes, e cila është prej më shumë se 60 mijë faqesh.

Veliaj kërkoi gjithashtu që të të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese. Ndërkohë që nuk dihet ende nëse sot vetë Veliaj do të jetë apo jo i pranishëm në seancë.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Në një seancë të mëparshme avokatët e kryebashkiakut kërkuan që ai të ketë mundësi t’i lexojë në paraburgim të gjitha fashikujt e SPAK, ndërkohë që përveç Veliajt në dosje janë edhe 29 të pandehur të tjerë. Gjatë javës së kaluar avokatët e Veliajt dorëzuan kërkesë në Kushtetuese për shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, mbasi ata e konsiderojnë si antikushtetues, ndërkohë që më herët e njëjta gjykatë vendosi kundër shkarkimit të tij nga detyra si kryebashkiak./ZËRI 

Poll

MOS HUMB