Politikë

'Partizani'/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Berisha dhe Malltezi të akuzuar për çështjen "Partizani" kërkuan që të mos gjykohen nga këta gjyqtarë, pasi sipas tyre, nuk garantojnë pavarsi dhe paanshmëri.

zh.ll
'Partizani'/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese,
Sali Berisha-Jamarbër Malltezi

TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen ndaj tyre. Bëhet fjalë për trupën gjykuese të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Berisha dhe Malltezi të akuzuar për çështjen "Partizani" kërkuan që të mos gjykohen nga këta gjyqtarë, pasi sipas tyre, nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Ata argumentojnë në kërkesën e tyre se gjyqtarët në fjalë monitorohen apo përgjohen nga SPAK që është palë në këtë proces.

Por, pas shqyrtimit të pretendimeve, gjyqtari Erjon Çela vendosi mospranimin e kërkesës, duke i hapur rrugë vazhdimit të procesit gjyqësor me të njëjtën trupë gjykuese. Ndërkohë, më herët gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi largimin nga çështja për konflikt interesi. Kjo sepse ajo është e afërmja e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Andja Ulliri. Por kërkesa i është refuzuar nga zv.kryetari i Gjykatës./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB