Politikë

Kontrata e lobimit të PD, Rama: Vetëm maja e ajsbergut, kontratë korruptive dhe e frikshme

Kryeministri Rama e cilësoi kontratën si korruptive dhe të frikshme.

k.m.
Kontrata e lobimit të PD, Rama: Vetëm maja e ajsbergut, kontratë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. Në një intervistë për "A2CNN", kryeministri Rama e cilësoi kontratën si korruptive dhe të frikshme. Rama shtoi se pavarësisht që edhe PS ka bërë të njëjtën gjë në të shkuarën, nuk ka arritur kurrë në të njëjttat  shifra si ajo e PD, që sipas asaj që shkruhet në dokument, kap vlerën e 6 milionë dollarëve.

“Ne si parti e kemi bërë, e kemi bërë dhe ne në një moment të caktuar kur kemi menduar se ka një vlerë të caktuar, por eksperienca na ka treguar se çfarëdo shume parash, megjithëse ne nuk kemi shkuar kurrë, as në imagjinatë në shuma si këto që janë shfaqur ditët e fundit në kontratën korruptive dhe të frikshme në një farë mënyre, sepse është vetëm maja e një ajsbergu dhe ato para tregojnë për një kapacitet deformues të vetë zgjedhjeve dhe nuk kemi parë ndonjë vlerë të shtuar nga kjo praktikë. Nëse sot do të paraqitej një situatë e ngjashme me situatat që na kanë shtyrë asokohe ta bënim, sot s’do e bëja,”- tha Rama.

Kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në SHBA është firmosur më prill nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka është bërë me kompaninë amerikane "Continental Strategy". Vlera e kontratës arrin në 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Kompania merr përsipër t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave dhe objektivave të saj elektoral dhe qeverisës./ZËRI

Poll

MOS HUMB