Politikë

Rama ironizon kandidatët e opozitës: Ju të minoritetit...doni një 'çyryk' të ketë rrypin e pantallonave të Dules?

Një vëmendje të veçantë nga Saranda i dha edhe kandidatëve nga minoriteti.

k.m.
Rama ironizon kandidatët e opozitës: Ju të minoritetit...doni
Edi Rama

SARANDË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që në 11 maj votat të shkojnë për forcën politike që ai përfaqëson. Teksa zhvillonte fjalimin përmbyllës në Sarandë, Rama bëri dhe një krahasim mes kandidatëve të tij dhe atyre të opozitës. Një vëmendje të veçantë nga Saranda i dha edhe kandidatëve nga minoriteti.

"Atyre të minoritetit grek u them më të zgjuar që merr frymë në territorin e Shqipërisë ua kemi bërë deputet atje, nëse duan një më të zgjuar se veten ja ku e kanë, nëse duan një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules, e dinë vetë pastaj...,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

Ndërkohë na ndajnë vetëm 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj, ku do të zgjidhet kryeministri që do të qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Dy partitë kryesore, ajo Socialiste dhe Demokratike kanë përveshur mëngët dhe po organizojnë takime elektorale në çdo qytet të vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB