Politikë

KQZ miraton planin zgjedhor/ Mbi 3.5 milionë fletë votimi, caktohen rregullat e minutazhit mediatik

Rezulton se 3 milionë e 467 mijë e 962 qytetarë kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I.F
KQZ miraton planin zgjedhor/ Mbi 3.5 milionë fletë votimi, caktohen
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi ditën e sotme sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të përpunuara nga lista e zgjedhësve të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se 3 milionë e 467 mijë e 962 qytetarë kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sasia e fletëve të votimit që do të prodhohet për zgjedhjet për Kuvend, duke shtuar 2% (për qind) mbi numrin e zgjedhësve, është 3 milionë e 534 mijë fletë votimi.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve caktoi numrin e Komisioneve të Administrimit e Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë (KANVVJ) dhe Grupeve të Numërimit të Votave nga Jashtë (GNVJ), përkatësisht 7 KANVVJ dhe 37 GNVJ. Po ahstu, KSHZ u dha autorizimin për Komisionet Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve nr. 44, Bashkia Rrogozhinë, që me vendim të krijojë dhe emërojë Komisionin e Qendrës së Votimit të Posaçme nr. 2224/01, IEVP Rrogozhinë.

Po ashtu, u administrua edhe kërkesa e “Koalicionit Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për heqjen e menjëhershme të simboleve, stemave dhe logove jo zyrtare të PD. Komisioneri urdhëroi Policinë Bashkiake Korçë për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga ambienti privat në lagjen nr. 7, Korçë.

Monitoruesit e fushatës zgjedhore kanë raportuar në KQZ se janë konstatuar shkelje në Bashkinë Tiranë dhe Delvinë, ndaj KSHZ vendosi:

-Urdhërimin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga zyra zgjedhore afër afër QV-së 2114, me vendndodhje shkolla e mesme e bashkuar “Bedri Llagami”, njësia administrative Vaqarr, Tiranë.

-Urdhërimin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga zyra zgjedhore afër KZAS-së nr. 89 me vendndodhje, në Delvinë, Qarku Vlorë.

Gjithashtu, KQZ caktoi kohën e transmetimit në Radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore.

Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të kenë një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 90 minuta secila, përkatësisht 60 minuta në televizionin publik dhe 30 minuta në radion publike.

Partia Socialdemokrate do të ketë një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 45 minuta, përkatësisht 30 minuta në televizionin publik dhe 15 minuta në radion publike.

Një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 20 minuta, përkatësisht 10 minuta në televizionin publik dhe 10 minuta në radion publike do të kenë partitë joparlamentare:

Lëvizja Shqipëria Bëhet

Partia Nisma Thurje

Partia Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptar

Partia Djathtas 1912

Partia Lëvizja Bashkë

Partia Koalicioni Euroatlantik

Partia Mundësia

Partia Aleanca Demokracia e Re

Lëvizja Atdheu

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Komisioneri miratoi rregullat dhe kriteret e ndarjes së hapësirave reklamuese zgjedhore në billboard dhe city lights në mënyrë të barabartë. Bashkitë 35 ditë para zgjedhjeve, hartojnë listën e hapësirave për reklama zgjedhore dhe njoftojnë subjektet subjektetet zgjehdore dhe KQZ, po ashtu i publikojnë ato në faqet e tyre zyrtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB