Politikë

Tjetër "mollë sherri"! Vazhdon përballja Berisha-Basha, PD kërkon adresën e Facebook-ut dhe web-in

Sipas shkresës që është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Franc Nuri, përfaqësuesit ligjor i Partisë Demokratike pretendon se Basha ka konvertuar faqet e vjetra të PD-së, duke vendosur logot dhe simbolet e Demokratëve Euroatlantikë.

k.m.
Tjetër "mollë sherri"! Vazhdon përballja Berisha-Basha,
Foto ilustruese

TIRANË- Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duket se nuk ka mbaruar! Partia Demokratike ka bërë sërish një denoncim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kësaj here lidhur me faqet zyrtare të PD në "Facebook" dhe në një domain online. Sipas shkresës që është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Franc Nuri, përfaqësuesit ligjor i Partisë Demokratike pretendon se Basha ka konvertuar faqet e vjetra të PD-së, duke vendosur logot dhe simbolet e Demokratëve Euroatlantikë. Domeini pretendohet se është përdorur në zgjedhjet e vitit 2017 nga PD, ndërsa faqja në Facebook është hapur dhe përdorur nga demokratët që prej vitit 2009. Por të dyja këto faqe tashmë lidhen me Lulzim Bashën dhe partinë e re që ai ka krijuar. 

"Ndaj, po i drejtohemi KQZ që të konstatojë këtë fakt dhe të merren masat e menjëhershme administrative dhe ligjore, për ndërprerjen e shkeljeve dhe cënimit të interesave të PD-ASHM nga çdo individ apo subjekt tjetër zgjedhor, përfshirë dorëzimin tek përfaqësuesit e PD e aksesit të llogarive / kredencialeve të PD që po keqpërdoren nga ketë individë apo subjekte zgjedhore,"-shkruhet ndër të tjera në kërkesën e PD për KQZ.

Tjetër "mollë sherri"! Vazhdon përballja Berisha-Basha,Tjetër "mollë sherri"! Vazhdon përballja Berisha-Basha,

KËRKESA E PLOTË:

I nderuar z. Komisioner, Kjo kërkesë ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të (keq)përdorimit publik në Internet, ëebsite, rrjetin META (Facebook, instagram etj) apo ne platforma te tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar ne zgjedhjet e 11 Majit, të simboleve, logove apo emblemave dalluese / identifikuese, apo te ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore" PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvend në 11 Maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Konkretisht, shqetësimi ynë vjen për keqpërdorimet vijuese, (bashkëngjitur materiali i hollësishëm shoqësuar me pamjet dhe ilustrimet e rasteve konkrete në fjalë):

1. Domaini https://demokratet.al ka qenë aset i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është përdorur si domain kryesor gjatë fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e vitit 2017. Tashmë shërben si domaini kryesor i subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik. Në faqen zyrtare të këtij domaini shihet qartë përdorimi i logos së subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithashtu, në nënfaqen "Kryetari" (https://demokratet.al/kryetari), shfaqet një përmbajtje me titull: "Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike", kur ndërkohë personi Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë subjekti politik, e aq më shumë i Partisë Demokratike. Ky screenshot është kapur më 02 prill 2025 në orën 18:46.2.

Faqja e Partisë Demokratike në Facebook Faqja në Facebook me adresë: https://ëëë.facebook.com/demokratet.al ka qenë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Historiku i kësaj faqeje daton që prej vitit 2009. Kjo faqe "Demokratët Euroatlantikë Partia Demokratike" është e verifikuar në Facebook dhe njihet nga ky i fundit si subjekti zyrtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo faqe, gjithashtu, ka të lidhur domainin https://pd.al dhe çdo link i dalë nga ky domain është i asociuar me këtë faqe. Po ashtu, reklamat që mund të prodhojë kjo faqe janë të asociuara me subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, gjë që mund të përdoret për qëllime të këqija nga subjekti Koalicioni Euroatlantik.

Ndaj, po i drejtohemi KQZ që të konstatojë këtë fakt dhe të merren masat e menjëhershme administrative dhe ligjore, për ndërprerjen e shkeljeve dhe cënimit të interesave të PD-ASHM nga çdo individ apo subjekt tjetër zgjedhor, përfshirë dorëzimin tek përfaqësuesit e PD e aksesit të llogarive/kredencialeve të PD që po keqpërdoren nga ketë individë apo subjekte zgjedhore.

Disa javë më parë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi urdhëroi Lulzim Bashën që të hiqte simbolet e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për një ambient privat në Njësinë 8 në Tiranë. Partia Demokratike depozitoi pranë KQZ-së kërkesën për heqjen e logove në ambientin privat, selinë e përkohshme që u mor nga Lulzim Basha kur ishte në krye të PD. Celibashi deklaroi se për zbatimin e tij do të ngarkohet Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit dhe se do të caktohet një afat për ekzekutimin e këtij urdhri. Por duket se ankesat në drejtim të Bashës nga ana e PD nuk kanë mbaruar me kaq./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB