
TIRANË- Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon mbrojtjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku tha se është fyerje e rëndë shkarkimi i tij, me pretendimin se nuk mund të shkonte në zyrë, kur është fakt i njohur arrestimi i tij. Veliaj mori si shembull Bashkinë e Tropojës, ku Kryetari qëndroi për 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë. Veliaj tha se këtë betejë po e bën dhe për kandidatët e tjerë që synojnë të zgjidhen në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qendruar 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë, dhe nuk është shkarkuar nga detyra, çfarë ndryshon mes qytetarëve të Tiranës dhe Tropojës? Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm”, u shpreh mes të tjerave Veliaj në fjalën e tij.
Veliaj gjatë përgjigjeve për pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sulmoi Këshillin Bashkiak, në lidhje me procedurën e shkarkimit të tij.
“Në kushtet e izolimit nuk lejohet as laptop. Kam një usb, por unë se hap dot se skam mjetet me të cilat punoj. E iniciova unë këtë procedurë. Koha ishte e pamjaftueshme. Duhej të ishte këshilli që të merrte këtë hap. Kryetari i Këshillit duhet të merrte nisëm dhe ti shkruante drejtorisë së Burgjeve që të shoqëronte.
Ti thuash me letër dhe laps, pa ditur krimin apo dhe kërkesën se çfarë bëhet fjalë. Kërkesa e parë u bë 15 ditësh. Këshilli Bashkiak ishte mësuar se unë, s’merrja as 10 ditë pushime. Njeriu merr pushime 15 ditë ose 1 muaj. Ishte çudi që unë s’kisha marrë kurrë pushime, saqë për 15 ditë zelli në Këshill kapërceu”, tha ai. /ZËRI