Politikë

Kush do të zëvendësojë Ermal Dredhën? Ja kur mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës për të caktuar drejtuesin e ri...3 kandidatët (EMRAT)

Në krye të këtij institucioni do të vendoset njëri prej 3 nënkryetarëve: Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.

zh.ll
Kush do të zëvendësojë Ermal Dredhën? Ja kur mblidhet
Vlorë

VLORË- Këshilli Bashkiak i Vlorës do të mblidhet më datë 22 shtator për të dikskutuar në lidhje me dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha, dhe për zgjedhjen e një kryetari të përkohshëm në detyrë. Në krye të këtij institucioni do të vendoset njëri prej 3 nënkryetarëve: Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo. Halili u emërua në detyrë nga vetë Dredha, pak para se të firmoste dorëheqjen e tij. 

Kryesia e Këshillit Bashkiak Vlorë u mblodh paraditen e sotme, në orën 11:00, me rend dite: "Caktimi i nënkryetarit që do të ushtrojë përkohësisht detyrën e kryetarit të Bashkisë Vlorë. Sipas ligjit, "Për vetëqeverisjen vendore", në raste te tilla Këshilli Bashkiak duhet te caktojë një nga nënkryetarët e bashkisë që do te ushtroje funksionet e kryetarit deri ne zgjedhjen e kryetarit te ri.

Ermal Dredha, i cili drejtonte Vlorën që prej muajit korrik 2022, dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut më datë 10 shtator. Në letrën e tij të dorëheqjes, Dredha argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po lagohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”./ZËRI

Poll

MOS HUMB