Politikë

PS bën gati ekipin- Kush janë kandidatët në 5 Bashki, në Vlorë për herë të parë një grua

Emri surprizë vjen për Bashkinë e Vlorës, ku njejtë si në Tiranë, PS ka vendosur që postin e kryebashkiakut ta mbajë një grua.

F.I
PS bën gati ekipin- Kush janë kandidatët në 5 Bashki,
kandidatët

TIRANË-Në 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjeshme në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Partia Socilaiste ka zyrtarisht ekipin me kandidatët për secilën Bashki. Bashkia e Beratit, Tepelenës dhe Matit “humbën” kryebashkiakët e tyre, pasi u zgjodhën deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë që Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashki i Vlorës dhe Andis Salla u largua nga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Emri surprizë vjen për Bashkinë e Vlorës, ku njejtë si në Tiranë, PS ka vendosur që postin e kryebashkiakut ta mbajë një grua. Në garë për Bashkinë e qytetit bregdetar do të hyjë, Brunilda Mersini. Kjo e fundit, një depuetet e re, e cila hyri në Parlament nga zgjedhjet e 11 majit 2025, tashmë do të lërë mandatin. Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 maj.

Florenc Doka do të jetë kandidat për Bashkinë e Cërrikut. Ai aktualisht është kryetar i komanduar në detyrë. 

Kandidati për bashkinë Berat do të jetë Ervin Ceca, aktualisht në detyrë. Ka qenë kryetar i Këshillit Bashkiak për një periudhë 6 vjeçare.

Në Bashkinë e Matit kandidon Altin Bojni, i cili është ekonomist në profesion, drejtues i Shëndetit Publik dhe kryetar i Këshillit Bashkiak.

Gramoz Sako kandidon në Tepelenë. Emri i tij vjen pas dorëzimit të mandatit të kryetarit të bashkisë nga Tërmet Peçi, i cili u bë deputet. Sako njihet për karrierën e tij dhjetëvjeçare si Komandant i Gardës së Republikës. Ai dha dorëheqjen në shkurt të vitit 2024.

Ndërkohë zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë kanë pasur shumë diskutime, pas shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak. Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, ndërsa pasuese e tij është zgjedhur nga Partia Socialiste Ogerta Manastirliu.

Poll

MOS HUMB