Politikë

Kuvendi mblidhet sot, protestuesit kërcënojnë: Deputetëve t'u bllokohet hyrja në sallë! Çfarë pritet sot

Qytetarët do të mblidhen para Kuvendit ku do të mbahet edhe seanca e radhës plenare.

zh.ll

 

Kuvendi mblidhet sot, protestuesit kërcënojnë: Deputetëve
kuvendi dhe protesta 30 qershor 2026

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare,në orën 10:00. Në rendin e ditës janë 2 interpelanca, një me ministrin e Turizmit dhe me atë të Drejtësisë.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.7.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.6.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4. Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Drejtësisë, z. Toni Gogu, kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.

5. Projektrezolutë "Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025".

6. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për "Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë.

7. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore".

8. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, "Për Shërbimin Informativ Kombëtar", të ndryshuar".

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.  

Ndërkohë, po në orën 10:00, do të zhvillohet edhe organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Qytetarët do të mblidhen para Kuvendit ku do të mbahet edhe seanca e radhës plenare.

Gjatë protestës mbrëmjen e djeshme në Tiranë, protestusit bënë thirrje për një tjetër tubim para Kuvendit. Nga sheshi para godinës së Kryeministrisë, ata kërkuan që deputetëve t’i bllokohet hyrja në sallë, ndërsa vetë parlamenti të rrethohej demokratikisht.

Ndërkohë në orën 19:00 do të mbahet protesta masive e 33-të radhazi ku organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Në seancën e 30 qershorit, gjatë kohës që në Parlament zhvillohej seanca plenare, protestuesit u grumbulluan jashtë godinës së Kuvendit, ku pati tensione dhe përplasje me efektivët e Policisë. Pas këtyre incidenteve, ata u zhvendosën përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës. Pas përfundimit të këtyre zhvillimeve, qytetarët janë rikthyer në sheshin Skënderbej, nga ku nisën marshimin drejt Kryeministrisë, ashtu si edhe në ditët e mëparshme, për të mbajtur fjalimet e tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB