Politikë

Mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Në ndryshimet e propozuara përfshihej mbulimi i shpenzimeve postare për votën e diasporës

I.F
Mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin
Votimi

TIRANË- Me 107 vota pro, asnjë kundërshtim dhe abstenim mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat së bashku dhe kanë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor për zgjedhësit nga jashtë. Në ndryshimet e propozuara përfshihej mbulimi i shpenzimeve postare për votën e diasporës, në mënyrë që emigrantët shqiptarë të mos paguajnë për kthimin e fletëve të votimit në vend.

Gjithashtu u kërkua afrimi i datës për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë që fletat të dërgohën në kohë jashtë vendit. Gjithashtu u miratua edhe përfshirja e komisionerëve politikë gjatë procesit të numërimit të votave të diasporës në KQZ.

Platforma online "PER" u hap më 11 janar për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 31 mars. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB