
TIRANË- Gazment Koduzi, kandidati i Koalicionit Euroatlantik në listën e hapur për deputet të Tiranës, ka folur në lidhje me një nga problematikat në mjekësi, ku bluzat e bardha po largohen jashtë vendit.
Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë krahasuar me mesataren europiane, dhe për këtë kandidati i Koalicionit Euroatlantik ka propozuar disa pika që do të ndryshojnë rrënjësisht shëndetësinë. Koduzi renditi disa prej arsyeve kryesore që shkaktojnë largimin e bluzave të bardha, si pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës dhe represioni politik.
Gazment Koduzi: Largimi i bluzave të bardha është plagë që kullon gjak e sistemit shëndetësor por edhe e shoqërisë. Mjekët largohen për shkak të pagave të ulta, mungesës së karrierës profesionale dhe shkencore, kushte të papërshtatshme pune dhe spitale që drejtohen edhe nga mësues historie apo punonjës social. Koalicioni Euroatlantik ju propozon bluzave të bardha paga dinjitoze të krahasueshme me kolegët e tyre europiane, specializime në qendrat e ekselencës në Bashkimin europian, kushte të përshtatshme pune, fond i vecantë për kërkim shkencor dhe institucione të drejtuara nga profesionistë.