Politikë

Sara Mila i përgjigjet Berishës: Nëse do jemi në autobus do çohem dhe do të liroj vendin

Kandidatja u pyet në lidhje me akuzat e ngrituar nga Berisha, i cili e akuzon Milën për lidhje me grupet kriminale për të siguruar mandatin e deputetes.

F.I
Sara Mila i përgjigjet Berishës: Nëse do jemi në autobus do
Sali Berisha dhe Sara Mila

TIRANË-Sara Mila, kandidate e Partisë Socialiste në listat e hapura në Elbasan, ka befasuar me një deklaratë për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. E ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, kandidatja u pyet në lidhje me akuzat e ngrituar nga Berisha, i cili e akuzon Milën për lidhje me grupet kriminale për të siguruar mandatin e deputetes.

Sara Mila: Nuk jam e mërzitur, nuk e kam humbur fokusin në anjë moment. Thashethemet e një kryetari partie, i cili është në moshën e gjyshit tim të ndjerë, e për të cilin unë kam vendosur jo sot, por edhe nesër nëse jam në Parlament mos flas më shumë, sesa vetëm faktin që nëse ndonjëherë do të jemi të dy në një autobus unë do çohem dhe do t'ja liroj vendin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Nërkohë disa ditë më parë dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit. Fokusi është tek kandidatja për deputete në listën e hapur, Sara Mile. Nga monitorimet e bëra në terren, dyshohet se SPAK ka indicie për shuma të mëdha parash që janë shpërndarë në terren nga ky grup për të mbështetur këtë kandidate, përveç trysnisë që ushtrohet tek banorët e qytetit dhe jo vetëm për ta mbështetur me votë socialisten./ZËRI

Poll

MOS HUMB