Politikë

Lëvizja Bashkë "mbron" votat e Diasporës, bllokohet numërimi tek Parku Olimpik: Nuk jemi qorra! Mos e kaloni... 

Kjo për shkak se sipas të pranishmëve, njëri prej nuëmrëvesëve kaloi një votë me numrin "6" (pra të NISMA-SHB) për Partinë Socialiste.

k.m.

Lëvizja Bashkë "mbron" votat e Diasporës, bllokohet numërimi tek Parku Olimpik: Nuk jemi qorra! Mos e kaloni... 

Lëvizja Bashkë "mbron" votat e Diasporës, bllokohet
Pamje nga tensionet

TIRANË- Procesi i votës së numërimit të Diasporës po shoqërohet me tensione dhe kontestime. Në Parkun Olimpik "Feti Borova" ka pasur tensione mes numëruesëve dhe vëzhguesëve të "Lëvizja Bashkë" dhe koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo për shkak se sipas të pranishmëve, njëri prej nuëmrëvesëve kaloi një votë me numrin "6" (pra të NISMA-SHB) për Partinë Socialiste. Vota ishte e qarkut të Gjirokastrës dhe "Lëvizja Bashkë" kontestoi se numëruesit po i kalonin shumë shpejtë fletët e votimit, duke e bërë shumë të vështirë vëzhgimin e votave.

"Po pse çfarë jemi ne këtu? Ai e kaloi 6 tek 5. Nga numri ynë 6 ishte tek 5. Afrohuni të gjithë, asnjë mos të largohet. I thamë stop asnjë nuk ndaloi. Ishte shënuar 6, ne i thamë mbaje se ti fole 5, aty ishte 6. Tani unë nuk jam qorr,"-thotë një prej tyre. 

Në këto kushte është kërkuar rinumërimi i gjithë kutisë.

TENSIONET ME VIDEO: 

Një përfaqësuese 'Lëvizja Bashkë' tha për TopChannel: Filloi procesi i numërimit, ne po prisnim dhe fletat e votimit po kalonin shumë shpejt. Disa herë i tërhoqëm vëmendjen. U ngritëm dhe çuam zërin. Ne nuk po shihnim se për cilin subjekt ishte fleta e numërimit. Jemi këtu pa gjumë dhe roli ynë është që të jemi vëzhguese dhe nuk po kryejmë dot misionin që kemi. Tërhoqëm vëmendjen e komisionerëve, ata nuk reaguam. E kishim të pamundur që të shihnim se për cilët subjekte shkruan votat. Do të kontestojmë të gjithë kutinë.

Ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet parlamentare në vendin tonë. 3.7 milionë shtetas shqiptarë kishin të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi nisi në 07:00 në të gjithë vendin dhe u mbyll në 19:00. Në mbarë vendin u ngritën 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët kishin mundësi të zgjidhnin 11 subjekte politike, ku 3 prej tyre ishin koalicione, dhe 9 parti që garuan të vetmet./ZËRI

Poll

MOS HUMB