Politikë

"Turi" i takimeve: Rama mbledh kabinetin, "zbarkojnë" në zyrë Balla, Koçiu, Demo dhe Ismaili! Te "Vila 30" pret Ibrahimajn (VIDEO)

Sipas burimeve, në fokus ta takimit ka qenë strategjia e komunikimit. 

zh.ll
"Turi" i takimeve: Rama mbledh kabinetin, "zbarkojnë"
taulant balla

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim kabinetin qeveritar. Të pranishëm kanë pranishëm kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, si dhe zv.kryeministrja Albana Koçiu.

Burime bëjnë me diije se pjesë e takimit ka qenë gjithashtu edhe Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Sipas burimeve, në fokus ta takimit ka qenë strategjia e komunikimit. 

Ndërkohë, po sot, në orën 10:00 kryeminsitri Rama ka pritur në ka takim edhe ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe disa prej institucioneve të varësisë si kreu i AKSHI-t, Igli Tafa. Mësohet se në fokus të diskutimeve mes palëve është ecuria dhe axhenda e punës së ministrisë dhe institucioneve.

Takimi vjen një ditë pas prezantimit të draftit per referendumet nga Balla, i cili në një konferencë për mediat bëri me dije se janë hedhur hapat për të miratuar këtë ligj në mungesë.

“Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë dhe shoqërinë civile, për të shkuar drejt një projekti të konsoliduar mirë, që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të mbetet një proces konsultativ,” tha Balla.

Gjithashtu, ditën e djeshme, kryeministri Rama zhvilloi takime të "Vila 30" me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu./ZËRI

Poll

MOS HUMB