
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka shkuar sërish në SPAK për të dhënë sqarime lidhur me pasurinë e tij. Demokrati është kallëzuar për "fshehje pasurie" nga një qytetar, ndaj edhe sot është kërkuar për sqarime. Në një prononcim për mediat, pasi doli nga SPAK, Boçi tha se çështja ndaj tij ishte mbyllur njëherë, por personi në fjalë ka bërë sërish një kallëzim. Ndaj kësaj here ishte marrë në pyetje nga një punonjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
"Luan Baçi në SPAK, deputeti i PD: Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si çështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Kam transparencë të plotë. Më sheh gjë që të jem i shqetësuar? Çështja është mbyllur. Një njëjti kallëzues ka ardhur ka bërë sërish kallëzim. Ndoshta dhe SPAK për ti bërë qejftin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla. Është kaq e thjeshtë për t'u kuptuar. U mora në pyetje nga punonjësi i BKH-së. Mos e teproni muhabetin, ju respektoj...,"-tha në fjalën e tij Baçi.
Herën e parë Baçi u mor në pyetje në lidhje me aksionet që ka në kompleksin turistik “Diamond Hill”, i cili ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Ndaj deputetit demokrat, është depozituar një kallëzim në SPAK nga shtetasi Aredin Behari, një personazh ky që i shpëtoi dy herë atentatit me armë i organizuar nga Skerdi Tasi, Henrik Hoxhaj dhe i financuar kundrejt 80 mijë euro nga Albert Pashaj, që tashmë është arrestuar nga prokuroria. Sipas tij, gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private Geral AM, para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.
Deputeti i PD ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2012 si drejtor i PD në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier. Baçi ka deklaruar 10 pasuri të paluajtshme, por jo investimin e qindrave mijëra eurove në kompaninë "Geral AM". Por vetëm 15 ditë pasi Aredin Behari, kishte depozituar kallëzimin penal kundër deputetit të Fierit, Luan Baçi, prokurorja e çështjes Manjola Kajana, vendosi të mosfillojë dosje penale kundër zyrtarit të Kuvendit të Shqipërisë me argumentin se fakti i paraqitur në kallëzim nuk përbën vepër penale.
Vendimi për mosfillimin e hetimit është bërë në datën 6 korrik 2023, pikërisht në të njëjtën ditë, kur deputeti Baçi është thirur në SPAK dhe ka dhënë shpjegime lidhur me pasurinë e tij.
DOSJA
Aredin Behari, pretendon se Luan Baçi, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i ka vjedhur pasurinë dhe nuk ka deklaruar të ardhurat si subjekt i ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nënpunësve publike në periduhën që ka qenë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier (DRShTRr). Në kallëzim Behari parashtron se në vitin 2008 ka themeluar dhe ka qenë aksioner i vetëm i shoqerise “Geral AM” shpk. Më 31 shtator 2009 i ka shitur 50 për qind të aksioneve Krienko Memo. Pas kësaj Aredin Behari i ka shitur 10 për qind të aksioneve Elsa Baçi, e cila me prokurën e përgjithshme të datës 15 shkurt 2010 ka emëruar si përfaqësues me tagra të plota bashkëshortin e saj, deputetin Luan Baçi. Aredin Behari thotë se në 8 korrik 2012 ortakët e “Geral AM” kanë realizuar një marrëveshje, ku ortakët kanë rënë dakord që të pranojnë kërkesën e ortakut Aredin Behari, i cili në këtë periudhë, ndodhej në pamundësi financimi, t’i shesë të gjitha pjesët e tij takuese të ambienteve të shërbimit, pishinave, garazheve, dhe pjesëve të tjera ndihmëse të godinës “B” me përjashtim të 21 apartamenteve me sipërfaqe 1,444 m². Për shkak të pamundësisë së financimit, ortakët kanë pranuar kërkesën e Aredin Beharit për të përdorur veç financimit me para kesh edhe mundësinë e kleringut me nënkontraktorët por me miratimin e dy administratorëve Krienko Memo dhe Aredin Behari.
Në vazhdim të aktivitetit, ortaku Elsa Baçi ka përfituar disa sipërfaqe dhe ambiente në objektin “B” dhe “A” të kompleksit turistik “Diamond Hill” në Vlorë. Aredin Behari me dëshirën e tij i ka shitur ortakëve Elsa Baçi dhe Krienko Memo tarracën e godinës “A”. Më 10 Prill 2012 Aredin Behari i ka shitur 40 për qind të aksioneve të tij Krienko Memos, duke u zhveshur nga të drejtat lidhur me ortakërinë. Krienko Memo dhe Elsa Baçi duke qenë ortakë të vetëm, kanë vazhduar aktivitetin tregëtar duke investuar në kompleksin “Diamond Hill”. Për sa ka parashtruar, Aredin Behari, pretendon se bashkëhsorti i Elsa Baçi, Luan Baçim në kohën që janë vënë këto pasuri ka qenë Drejtor i Transportit Rrugor Fier dhe se këto pasuri nuk i ka deklaruar në ILDKPKI. Aredin Behari, pretendon se pasuria e Elsa Baçi në fillimet e aktivitetit tregtar në vitin 2010 ka qenë në shumën 450mijë euro, dhe deri më tani ky aktivitet ka gjeneruar të ardhura për cilat kallëzuesi pretendon se nga të dhënat që disponon Luan Baçi, nuk i ka deklaruar në ILDKPKI dhe se i ka fshehur në rrjedhën e viteve.
Për këtë çështje prokurorja Manjola Kajana ka kryer disa verifikime në ILDKPI, zyra e Transportit Rrugor dhe biznese. Njëherësh në 6 korrik 2023, ditën kur prokurorja Kajana ka mbyllur dosjen, ka marrë në pyetje deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Luan Baçi. Në deklarimin e tij deputeti Baçi shpjegon se ka ushtruar aktivitet privat që prej vitit 1997. Me tej ai shpjegon historikun e punësimit të tij dhe se në vitin 2007 është emëruar drejtor Rajonal i Rrugëve të Qarkut Fier dhe në vitin 2008-2013 ka kryer detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier.
“…nga viti 2013-2017 kam qënë i punësuar pranë resortit “Diamond Hill” dhe më pas në Shtator 2017 e deri më sot, ushtron funksionin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Unë nuk kam ushtruar aktivitet tregtar gjatë periudhës që kam ushtruar funksione publike dhe se gruaja e tij ka patur aktivitet tregtar që në vitin 2000 në Fier…”- ka dëshmuar Luan Baçi.
Deputeti i PD shpjegon edhe mënyrën se si e shoqja ka fituar pronësinë e aksioneve të subjektit “Diamond Hill Resort, subjekt tregtar që ka patur emrin fillestar “Geral AM” dhe me tej “Krienko Group” shpk. Në vijim të deklarimit të tij Baçi shpjegon se bashkëshortja i ka blerë aksionet dhe se nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme pranë resortit “Diamond Hill”. Baçi në dëshminë e tij thotë se Elsa Baçi, ka përfituar pjesën takuese në objektin e ndërtuar sipas kuotës së aksioneve që ka dhe se objektet dhe ambientet në “Diamond Hill” janë pronë e subjektit tregtar dhe aksioneri përfiton të ardhura vetëm nga shitja dhe dividenti. I pyetur nëse vetë Luan Baçi, ka kryer veprime juridike në emër të subjektit tregtar ku bashkëshortja është aksionere ndër tjera ai deklaron se: …Dua të ju shpjegoj, se nga Nentori 2013 deri në Shtator 2017 ku jam zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kam qenë i punësuar në “Diamond Hill” shpk si administrator. Në këtë periudhë kam kryer veprime për këtë subjekt por nuk i kujtoj. Por dua të s’qaroj se unë kam edhe një prokurë nga bashkëshortja ime që të kryej veprime për llogari të bashkëshortes sime, me konkretisht për atë pjesë të aksioneve që ajo posedon, kjo prokurë duhet të jetë bërë diku rreth vitit 2009-2010…
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet me aksionerët e tjerë të “Diamond Hill” (ish GeralAM) Krienko Memo dhe Aredin Behari, Luan Baçi lidhur me Krienko Memon shpjegon se e ka djalë daje ndërsa për Aredin Behari deklaron se: …unë Aredin Beharin e njoh fillimisht si banor të Fierit dhe si person që ka ushtruar biznes pas vitit 1997. Nuk kam patur shoqëri dhe as miqësi me të. Di që Krienko bëri ortakëri me Aredinin për subjektin “Geral AM”, ku më pas bashkeshortja ime bleu aksionet. Kaq di për këtë person. Kujtoj, një herë që kam qenë në tavolinë me Krienkon dhe Aredinin, në periudhën që po negocionim në momentin që Aredini do shiste aksionet…
Po ashtu, "Report Tv" që disponon dosjen e prokurorisë dhe gjykatës së Fierit të qershorit 2012 për të cilën Luan Baçi në bashkëpunim me disa persona të tjerë jepnin leje drejtimi pa bërë kursin e autoshkollës shtetasve të ndryshëm kundrejt përfitimeve të paligjshme. Si provë ishin dhe vëzhgimet dhe transkriptimet e bisedave. Pra, sipas dosjes, asokohe drejtori i DRSHTRR Fier Luan Baçi, shoferi i tij Agron Saliko si dhe anwtarwt e Komisionit Njohurive Teorike për Lejedrejtimi Automjeti: Emiljano Mone, Emiljano Bushi, Petraq Shyti dhe Paskal Bello merrin para për të lehtësuar testimet teorike apo praktike.
“Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se, drejtues dhe anëtarë të komisionit për pajisjen me leje drejtimi për drejtimin e moto dhe automjeteve pranë drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor konkretisht shtetasit Luan Baçi,Emiljano Mone, Paskam Bello, Emiljano Bushi dhe Petraq Shyti në kundërshtim me detyrën kryejnë veprime abuzive, që konsistojnë në dhënien e lejeve për drejtim automjeti të shtetasve të ndryshëm kundrejt përfitimeve të paligjshme. Në këtë veprimtar të paligshme një rol ndihmës luajnë edhe pronarët apo drejtuesit e disa prej autoshkollave që veprojnë në qytetin e Fierit të cilët ndërmjetësojne midis këtyre funksionareve publik dhe qytetarëve të interesuar për përfitimin e lejeve të drejtimit për automjetet’ thuhej në atë dosje. Persona të ndryshëm të interesuar për t'u pajisur me lejedrejtimi automjeti në raste të përsëritura mbas rregjistrimit që kryenin pranë autoshkollës "Tahir", qoftë në mënyrë të drejteperdrejtë dhe të tërthortë nëpërmjet prezantimit nga persona të tretë. Regjistrohen si kandidate për drejtues mjeti duke plotesuar fiktivisht orët dhe kohën e nevojshme për përgatitjen e njohurive teorike në këtë autoshkollë sipas kategorisë së lejes drejtimit, pa u paraqitur fare ne programet mesimore teorike dhe praktike ta parashikuara nga legjislacioni perkates. E njejta situatë përsëritet dhe në orët dhe kohën e nevojshme për përgatitjen e aftësive drejtuese për lejedrejtimi automjeti. Gjithashtu këta persona duke mos qenë të pranishëm në programet e përgatitjes teorike dhe praktike shpallen fitues në mënyrë abusive e në kundërshtim me detyrën nga anëtarët e komisioneve të kontrollit të këtyre mjeteve si dhe nën ndikimin e shtetasve Bujar Tahiri, titullarit të institucionit Luan Baçi apo personave të tjerë. Ku ndikim ushtrohet nëpërmjet detyrës apo premtimit për shuma monetare. Në shumë raste personat kandidatë për tu pajisur me leje drejtimi automjeti paraqiten vetëm ditën kur jepet testimi teorik apo ai praktik dhe plotësimi i dokumentacionit për regjistrimin dhe paisjen me leje drejtimi, siç janë vërtetimi i banimit lëshuar nga organet e pushtetit vendor, çertifikate mjekësore që lëshohet nga poliklinika, dokumenti për përcaktimin e grupit të gjakut apo dhe fotoja e deshmisë për kryerjen e kursit të ndihmës se shpejtë mjekësore prane Kryqit e Kuq Shqiptar, bëhet nga punonjës të autoshkollave apo nga persona që luajne folin e sekserit kundrejt premtimeve apo përfitimeve të paligjshme, pa prezencën e kandidatit.
Nga transkriptimet e bisedave te zhvilluar rezulton se shtetasi Luan Baci ne cilesine e titullarit te institucionit ushtron autoritetin e tij, ne kundërshtim me detyrën tek anëtaret e Komisionit te dhënies së dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti, me qëllim krijimin e lehtesirave shtetasve te ndryshem ne kalimin me sukses te dy testimeve te teorise dhe praktikes dhe marrjes se deshmise se aftesise" thuhet në dosje. Po ashtu, nga veprimet e deri tanishme rezulton se shtetasi Luan Baci ka ushtruar ndikim te paligjshem edhe tek punonjes te tjere te DRSHTR-Fier, si te kontrolli fizik dhe kolaudimi i mjeteve. Nga bisedat telefonike rezulton se shtetasi Luan Baci ka rënë ne dijeni te faktit se ndaj tij jane duke u zhvilluar hetime, dhe tregon kujdes ne perzgjedhjen e fjaleve transmetuese, per te ushtruar ndikimin e paligjshem te komisioneri Emiljano Mone por edhe tek punonjesit e tij,"-shkruhet në dosje./ZËRI