Politikë

“Lufta" brenda partisë, kandidatja e Lapajt "zotohet" të marrë mandatin: E gatshme për angazhimin tim

Pas Zeqir Kordhonit, një tjetër kandidate nga “Shqipëria Bëhet” e Lapajt, ka kërkuar të tërheqë dorëheqjen e saj të dorëzuar në KQZ.

zh.ll
“Lufta" brenda partisë, kandidatja e Lapajt "zotohet"
Adriatik Lapaj

TIRANË- Një “parplasje virtuale” po vijon përgjatë orëve të fundit mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, me qëllim marrjen e mandatit të vetëm në qarkun e Tiranës. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit, tashmë është prishur dhe shkak për këtë është bërë pikërisht mandati i vetëm i fituar nga ky koalicion. Pas Zeqir Kordhonit, një tjetër kandidate nga “Shqipëria Bëhet” e Lapajt, ka kërkuar të tërheqë dorëheqjen e saj të dorëzuar në KQZ. Bëhet fjalë për Kleana Xhuvelin, e cila u rendit e 3-ta në të njëjtën listë dhe e përzgjedhur nga Lapaj.

Përmes një shkrese zyrtare, Xhuveli i është drejtuar Komisioni Qendor të Zgjedhjeve (KQZ), ku kërkon revokimin e dorëheqjes nga kanididimi. Në letër, ajo thekson se ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të gjerë, më bindjen se mund të vazhdojë angazhimin e saj politik.

Letra e Kleana Xhuvelit:

DREJTUAR: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

LENDA: Revokim i dorëheqjes nga kandidimi për mandatin parlamentar

Të nderuar,

Në vijim të kërkesës sime të mëparshme për dorëheqje nga kandidimi për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, për Zgjedhjet Parlamentare të 11 maj 2025, ju informoj se kam vendosur të revokoj dorëheqjen e paraqitur më datë 1/05/2025.

Ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të rrethanave dhe një konsultimi të gjerë me mbështetësit, familjen dhe strukturat e angazhimit tim politik. Kam bindjen se mund të vazhdoj angazhimin tim publik me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë.

Ju lutem që kjo kërkesë për revokim të merret në konsideratë dhe të ndiqen procedurat përkatëse në përputhje me legjislacionin zgjedhor në fuqi.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Me respekt,

Kleana Xhuveli

Kujtojmë që "kriza" në koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm në KQZ./ZËRI/

Poll

MOS HUMB