Politikë

Mbledhja me kryebashkiakët, "tensione" mes Ramës dhe Fisnik Qoses: Zero je, demokrat komplet

Qosja është i zgjedhur nga PD në Kavajë, dhe replikoi me kryeministrin në lidhje me çështjen e legalizimeve

zh.ll
Mbledhja me kryebashkiakët, "tensione" mes Ramës dhe Fisnik
Edi Rama dhe Fisnik Qosja

DURRES- Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Rama replikoi me kryetarin e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja. Qosja është i zgjedhur nga PD në Kavajë, dhe replikoi me kryeministrin në lidhje me çështjen e legalizimeve. Në diskutimin mes tyre, Rama e quajti Qosen "demokrat komplet", ndërsa ky i fundi i është përgjigjur shkurtimisht: "Demokrat jam".

Pjesë nga diskutimi: 

Qosja: Kemi 60 matje dhe 20 vendime legalizimesh, s’jemi zero.

Rama: Zero je, je demokrat komplet.

Qosja: Demokrat jam.

Rama: Këto zerot duhen rikalkuluar, ka mosrakordim të informacionit, duhen kalkuluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB