Politikë

Mblidhen nesër këshilltarët bashkiakë të PS-së, diskutime mbi shkarkimin e Erion Veliajt?

Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 17:00, në selinë e PS-së. Ende nuk dihet tema e diskutimit, teksa pritet të diskutohet edhe shkarkimi i kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

zh.ll
Mblidhen nesër këshilltarët bashkiakë të PS-së,
Këshilli bashkiak

TIRANË- Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të mblidhen nesër, më 17 shtator, për të diskutuar mbi nisjen e procedurave për kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 17:00, në selinë e PS-së. Ende nuk dihet tema e diskutimit, teksa pritet të diskutohet edhe shkarkimi i kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak që të shkarkonin Veliajn, i cili që prej 10 shkurtit ndodhet në paraburgim nën akuzën e korrupsionit. Vendimi për shkarkimin e Valiajt, hap rrugën për krijimin e mundësisë për zgjedhje të reja. Rama deklaroi se nuk do të presin procesin e nisur nga drejtësia, por do të futen në garë me kandidaturën e Ogerta Manastirliut për të kërkuar të marrin sërish drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Megjithatë, burime për mediat pranë avokatëve të kryebashkiakut bëjnë me dije se Veliaj do të ankimojë vendimin, pasi është në procedurë e sipër për ta çuar çështjen në Strasburg, dhe një vendim i tillë humbet integritetin e procesit.

Por si do të bëhet shkarkimi i Veliajt dhe a mund të rezistojë kryebashkiaku i arrestuar?

Në nenin 62 të ligjit për qeverisjen vendore thuhet se shkarkimi i kryetarit të bashkisë mund të kryhet vetëm në 3 raste:

“Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Pika e fundit pritet që të jetë ajo që do të përdoret nga Këshilli Bashkiak për shkarkimin e Veliajt, që sërish do të duhet të çohet në kryeministri. Ky i fundit më pas duhet t’i propozojë presidentit mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por ky proces mund të zgjasë deri në 45 ditë.

Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg që prej datës 10 Shkurt të këtij viti, ndërsa së fundi SPAK ka mbyllur hetimet ndaj tij dhe ka kaluar dosjen për gjykim./ZËRI

Poll

MOS HUMB