
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë në orën 10:00. Kjo do të jetë mbledhja e fundit për këtë sesion parlamentar, pasi parashikohet që të enjten është edhe seanca e fundit parlamentare.
Bëhet me dije se kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti, Edi Rama, është i pranishëm në mbledhje. Ndërkohë, mësohet se është rikthyer edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo është paraqitja e parë publike pas vendimin të Gjykatës Kushtetuese, e cila e riktheu në detyrë. Me vendim të datës 12 dhjetor, Kushtetuesja rrëzoi vendimin e GJKKO-së për pezullim dhe riktheu menjëherë në detyrë Ballukun.
Mësohet se në qendër të diskutimeve janë zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa në fund të mbledhjes pritët të mësohen porositë dhe kërkesat e kryeministrit Edi Rama ndaj socialistëve.
/ZËRI