Politikë

Mbledhja e Kryesisë së PD! Salianji i pranishëm, Berisha: Më 22 dhjetor protestë kombëtare

Berisha ka njoftuar se më 22 dhjetor do të zhvillohet një protestë kombëtare, deri në krijimin e qeverisë teknike

F.I
Mbledhja e Kryesisë së PD! Salianji i pranishëm, Berisha: Më
Sali Berisha

TIRANË-Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur sot në një mbledhje urgjente. Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije më herët se ky takim do vendosë fillimin e revoltave që nuk do të ndalen deri me largimin e kryeministri Edi Rama. Në këtë linjë, Berisha ka njoftuar se më 22 dhjetor do të zhvillohet një protestë kombëtare, deri në krijimin e qeverisë teknike.

"Ndaj dhe duhet të fillojmë protestat. Duhet t’i besojmë protestës. Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë. I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira. Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD."- tha Berisha.

Në selinë e PD, ndodhet edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili nisi veç një lëvizje me qëllim ringritjen e Partisë Demokratike, por edhe një analizë për humbjen e njëpasnjëshme të zgjedhjeve. PD me në krye Sali Berishën nisi protestat me 'Foltoren' para kryeministrisë e më pas me takime nëpër rrrethe. Krahas tyre edhe Salianji nisi takimet me demokratët./ZËRI

Poll

MOS HUMB